Futboll Seria A Sport

MILAN FAVORIT PËR TITULL”/ Cafu: Inter? Inzaghi është shumë i mirë, por Pioli…

Cafu, ish-ylli i Milan-it, ka folur për ndeshjen e madhe që do të luhet mbrëmjen e sotme në San Siro mes Milan-it dhe Napoli-t.

“Milan po bën një sezon të bukur pavarësisht dëmtimeve: është eliminuar në fazën me grupe të Champions-it, por në Serinë A mund të fitojë titullin. Mos mendoni se për Milan do të jetë e lehtë. Përkundrazi. Pres një ndeshje të fortë sepse të dy formacionet kanë patur një javë për t’u përgatitur”, ka thënë Cafu për Corriere dello Sport.

Braziliani ka folur edhe për Inter-in:

“Milan-i është favorit për titullin. Inzaghi? E kam sfiduar në derbit e Romës kur akoma luanim: është bërë një trajner i fortë, i zgjuar, dhe i studion shumë kundërshtarët. E ka nisur karrierën e tij dhe askush nuk besonte tek ai, por ka bërë një punë shumë të mirë. Pjesa më e madhe e meritës për vendin e parë të Inter-it është e tija”.

Për Pioli-n:

“Ai punon te Milan prej një kohe më të gjatë dhe e ka fituar konfirmimin me rezultate. Është trajneri i duhur, në vendin e duhur për ekipin e duhur. Te Milan nuk është e lehtë të marrësh rezultate sepse presioni është i madh. Ndërsa Pioli nuk po gabon pothuajse asgjë”.

Related posts

City kërkon kapitenin e Shakhtar Donetsk, braziliani Taison drejt Anglisë

Q.Autor

Marco Asensio është i gatshëm të largohet nga Real Madridi

Sadik.Autor

PROVOKON MAKSI LOPEZ/ Ja cila është fanella më e bukur në botë

Delo.autor

Leave a Comment