Futboll Sport

“MUNGESA E CHAMPIONS-IT NUK MË BËN…”/ Ibra: Dua titullin, për Milanin nuk i marr leje as gruas

Zlatan Ibrahimoviç duket se e ka arkivuar mërzinë e eliminimit nga Liga e Kampioneve, një turne që ai do të tentojë përsëri vitin e ardhshëm për të vendosur rekordin e golashënuesit më të moshuar. Sinjale në këtë sens vijnë nga rinovimi i kontratës. Sulmuesi ka lënë një takim me drejtuesit e Milanit në mars ku duket se do të merret vendimi përfundimtar. Diçka të tillë ai e ka pranuar edhe në intervistën e dhënë në një emision radiofonik.

Si përfundim, do të rinovoni apo jo?

Kam frikë të tërhiqem. Sa herë afrohet momenti vendimtar unë preferoj të zgjas karrierën me një tjetër sezon.

Në vitet e fundit keni bërë gjithmonë plane afatshkurta. Përse?

Synimi im disa vite më parë ishte rikthimi te Napoli për 4 muaj për të fituar titullin e më pas të tërhiqesha në Suedi. Siç dihet, ngjarjet rrodhën ndryshe dhe vendosa të vijoj te Milani. E të mendosh që herën e fundit nuk i mora leje as gruas.

Ku qëndron ndryshimi mes Amerikës dhe Europës në futboll?

Atje nuk kanë durim për të rinjtë dhe në atë formë gjërat ndërlikohen. Nëse sot luajnë më mirë merita është e imja që ia mësova në sezonet që qëndrova. Falë meje u bë sport i njohur sepse më parë nuk e njihnin.

Si ia bëni të përballoni stresin e profesionit?

Përqendrohem në punën time sepse kam përgjegjësi për veten dhe shokët. Falë Gatuzos kam mësuar se një lojtar luan sipas mënyrës me të cilën stërvitet. Shokët më dëgjojnë kur unë flas sepse ndjehen të mbrojtur. I vetmi që nuk ma vuri veshin kurrë ishte Leao. Nuk arritëm një kontakt mendor së bashku e nëse ndryshoi meritat i takojnë atij.

Po raporti juaj me mbrojtësit rivalë, si është?

Tani jam i qetë, por më parë isha si bombë me sahat. Aktualisht më respektojnë më tepër, ndërsa dikur më provokonin dhe tërbohesha lehtësisht. Ka nga ata si Kielini të cilët i respektoj dhe më pëlqen kur duelojmë me forcë.

Përse nuk e keni fituar kurrë “Topin e Artë”?

Nuk e di pse nuk ma dhanë kurrë “Topin e Artë”, unë mendoj vetëm që të luaj. Varet se si i shikoni gjërat. Mesi fitoi “Topin e Artë”, por thonë se e meritonte Levandovski. Unë nuk e kam fituar as Ligën e Kampionëve, thonë se nuk do ta fitoj kurrë, por kjo nuk e ndryshon karrierën time. Nuk më ndryshon as cilësitë, edhe sepse diçka në karrierë e kam fituar.

Si është gjendja e skuadrës pas eliminimit nga Champions-i?

Jemi të zhgënjyer me daljen nga Liga e Kampioneve, më vjen shumë keq dhe na vjen shumë keq, por do të luftojmë për të fituar titullin e Serisë A. Do të bëjmë gjithçka për ta fituar dhe nuk do të dorëzohemi deri në fund të kampionatit. Në dështim ka edhe sukses, ne do të rritemi dhe do të fitojmë përvojë.

Related posts

“Beteja se si të largohet”/ Gazeta “Marca” zbulon detajet e fundit për transferimin e Ronaldos (FOTO)

Isa.Autor

LARGIMI NGA LUFTËTARI/ Dalipi akuzon për ndërhyrje: Nuk më pëlqejnë…

F.autor

Mateo Kovacic alternativa e Jorginhos për klubin e madh të Premier Leagues

Sadik.Autor

Leave a Comment