Futboll Premier League Sport

“NA ZGJUAN QË NË ORËN 8 PËR TË BËRË TAMPONIN”/ Tuchel: Nuk e kemi mendjen te futbolli

Shtohet frika për infektimet nga COVID në Premier Ligë, me 11 nga 20 klube me lojtarë pozitivë në skuadër. Çelsi është një prej klubeve më të prekura, me vetëm 16 lojtarë në dispozicion për Tomas Tuhelin në ndeshjen e fundit kundër Uolverhemptonit.

Një krizë totale për blutë e Londrës, që kanë thërritur 12 lojtarë nga ekipi U-23 dhe ekipet e tjera të moshave, për të mbuluar mungesat në këtë periudhë të vështirë festash. “Zakonisht mendojmë vetëm për ndeshjen që duhet të luajmë, por është e pamundur për ta bërë këtë periudhë.

Nuk jemi të qetë. Përpara se të niseshim për ndeshjen kundër Uolvesit, zbuluam se kishim disa lojtarë pozitivë. Mbërrijmë në destinacion dhe zbulojmë një tjetër pozitiv. Kishim udhëtuar bashkë dhe ishim të shqetësuar. Na zgjuan në orën 08:30 të mëngjesit për një tjetër tampon.

Kështu është e pamundur të jesh 100% i përqendruar për ndeshjen”, tha tekniku gjerman në konferencën përpara çerekfinales së sotme të Kupës së Ligës kundër Brentfordit. Lajmi i mirë është se testi i COVID-it për Zhorzhinjon ka gabuar dhe ai është negativ, kështu që do të jetë i gatshëm për takimin e sotëm.

Por Kante do të mungojë pasi u detyrua të luante 90 minuta kundër Uolvesit, ndërkohë që mjekët kishin dhënë OK-in për vetëm 45 minuta. “Lojtarët e infektuar janë OK, kjo është më e rëndësishmja.

Ata nuk mund të kthehen, do të qëndrojnë për 10 ditë përpara se të dalin nga izolimi. Nuk e dimë se kur mund të luajnë, por fillimisht duhet të qëndrojnë 10 ditë jashtë. Askush nuk është kthyer përveç Zhorzhinjos. Ai pati një test negativ dhe është kthyer në stërvitje”, u shpreh Tuhel.

Related posts

“SI E KE HALLIN BIR K*RVE”/ Messin nuk e mbajnë nervat, kapet keq me kundërshtarin (VIDEO)

Delo.autor

Rikthimi i bujshëm tek Juventusi/ Në mbrëmje BONUCCI takim special me Milanin

Isa.Autor

Chelsea interesohet për Edin Dzekon

Sadik.Autor

Leave a Comment