Futboll Seria A Sport

“NË KËTO NDESHJE SHIHEN LOJTARËT E VËRTETË”/ Rrahmani: Ja çfarë ka ndryshuar me Spalletti-n

“Do të jetë një ndeshje speciale sepse do të jenë 90 minuta që mund të vendosin fatin tonë, duhet të futemi në fushë për të dhënë gjithçka”.

Amir Rrahmani ka karikuar Napoli-n në prag të sfidës së Europa League kundër Leicester, që vlen kualifikimin në raundin pasardhës.

“Çfarë ka ndryshuar me Spalletti-n? Unë luaj më shumë tani”, ka thënë ylli kosovar në konferencë për shtyp.

“Te një skuadër si Napoli ka dy lojtarë të fortë për çdo pozicion. Trajneri kërkon gjithmonë gjëra të ndryshme në bazë të kundërshtarit, në këto ndeshje shihen lojtarët e vërtetë, ata që kanë karakter.

“Duam të fitojmë gjithmonë. Ku mund të përmirësohem? Gjithmonë mund të përmirësohesh. Ka momente gjatë ndeshjes në të cilët duhet të presësh, ka të tjerë në të cilët nuk mund të bësh asgjë. Ka gjithmonë vend për t’u përmirësuar”.

Related posts

“ZGJON” MEMORIEN E TIFOZËVE TË ITALISË/ Trajneri Mancini: Para një jave e dini të gjithë se ç’ndodhi (FOTO)

Delo.autor

NXËNËSI KALON MËSUESIN/ Arteta ka qëndruar më shumë në krye të Premier Ligës se Pep

F.autor

JUVENTUS-AJAX/ Allegri synon gjysmëfinalen e tretë në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment