Futboll Premier League Sport

“NUK JAM NJË DIKTATOR”/ Arteta dhe rasti i Aubameyang: Ja çfarë kërkoj unë

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, ka folur për pezullimin e sulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang, i cili nuk po merr pjesë në stërvitjet me Topçinjtë dhe është lënë jashtë ekipit.

Një situatë që ka ardhur për shkak të problemeve disiplinore që kanë çuar, në fillim në humbjen e shiritit të kapitenit nga ana e sulmuesit dhe më pas nga përjashtimi nga skuadra.

Sipas Evening Standard, trajneri i londinezëve ka dashur të theksojë arsyet që e kanë shtyrë ta marrë këtë vendim.

“Nuk po kërkoj të vendos pushtetin tim me një regjim diktatorial”, ka dashur të saktësojë Arteta.

“Kërkoj vetëm respekt për korrektësinë. Kjo është ajo që kërkoj. Nëse nuk e kërkon në këto nivele, mund të bësh valixhet dhe të largohesh. Më vjend keq, por kjo është ajo që kërkoj dhe pretendoj, edhe nga vetja”, ka thënë trajneri i Arsenal-it.

“Ditën që nuk do ta bëj, do të largohem. Besoj se diskutimi është shumë i thjeshtë. Kur do të përfaqësosh një klub si ky, historik, ka vetëm një gjë për të bërë dhe kjo është rruga”.

Related posts

JUVENTUS NDEZ MERKATON/ Kërkohet një zëvendësues për Dybala, 3 emra në tavolinë

F.autor

NUK DO I BESONI SYVE/ Futbollistja SHQIPTARE çmend rrjetin, bën xhonglime me LETËR HIGJENIKE (VIDEO)

Isa.Autor

INTER-LAZIO/ “Demi” Lautaro fiton penallti, “Bomberi” Lukaku zhbllokon sfidën në “San Siro” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment