Futboll Sport

PEZULLIMI/ Protestoi ndaj arbitrit, Gjykatësi Sportiv dënon Spaletin me…

Luçiano Spaleti është dënuar nga gjykatësi sportiv me dy ndeshje pezullim. Për trajnerin e Napolit ky vendim erdhi pas kartonit të kuq të marrë të mërkurën mbrëma kur skuadra e tij barazoi me Sasuolon.

Ndëshkimi nga arbitri erdhi për shkak të protestave në golin e vendësve.

Defrel shënoi për Sasuolon golin e 3-2-shit, por aksioni nisi me një faull ndaj Rahmanit. Teksa sulmuesi festonte, Spaleti protestoi ashpër dhe siç e konfirmuan imazhet në VAR kishte të drejtë.

Edhe në konferencë për shtyp, ish-trajneri i Romës dhe Interit nuk e fshehu zhgënjimin e tij, pasi do të jetë një mungesë e rëndë për Napolin në takimet e radhës ku do të mungojnë edhe disa lider si Osimhen apo Kulibali.

Related posts

CHAMPIONS/ I mjaftojnë 4 minuta lojë, Super Rakitic zhbllokon sfidën ndaj Krasnodar (VIDEO)

Delo.autor

I BEFASON TË GJITHË/ Ish-ylli i Barcelona-s: Ishte diçka e shpifur që nuk luaja, fitova një kampionat por është e rreme…

Delo.autor

Heynckes thërret një shqiptar kundër Leipzig-ut

Q.Autor

Leave a Comment