Champions League Futboll Sport

REAL MADRID-INTER/ Ancelotti: Brozovic lider tek “Zikaltërit”, në Champions nuk bëhen llogari

Për Karlo Ançelotin mbrëmjen e sotme në “Santiago Bernabeu” do të ketë një atmosferë derbi, duke parë rivalitetin e ish-milanistit për shumë vite me Interin. Madje, sikur të mos mjaftonte kjo, në stolin e zikaltërve tashmë ulet Simone, vëllai i një prej lojtarëve me të cilët “Kerleto” bëri historinë dhe fitoi çdo titull të mundshëm në vitet me “Djallin”, ndonëse përpara kësaj sfide ai pranon se nuk e ka telefonuar Filipo Inzagin, që t’i spiunojë idenë e futbollit të të vëllait:

“Jo, nuk kam folur me ‘Pipon’ në telefon, ndonëse e pranoj se do të jetë një përballje shumë e bukur me Interin. Si zikaltrit, ashtu sikurse ne mendoj se jemi dy skuadra që janë përmirësuar ndjeshëm, prandaj besoj se do të jetë një duel shumë i bukur në fushë. Pasi të dyja e kemi arritur kualifikimin, pres që të dëfrehem mbrëmjen e nesërme (sot). Vendi i parë në lojë? Po, është e vërtetë që luhet për kreun e grupit dhe normalisht dikush mendon se vendi i parë të ofron një short më të lehtë.

Por në Champions, e lehtë apo e vështirë, është e sigurt se për t’i shkuar deri në fund duhet t’i mundësh të gjitha. Prandaj, është e kotë që të mendoj këtë fakt, sepse në mos në 1/8-at, në çerekfinalet e në vazhdim, kush kërkon trofeun, duhet të mundë këdo”. Për sa i përket forcës së kundërshtarit, Karlo Ançeloti duket qartë se e ka studiuar me vëmendje Interin e Simone Inzagit:

“Më pëlqen mënyra se si ata luajnë, por ne mos të harrojmë se vijmë nga 8 fitore radhazi dhe duam ta zgjerojmë edhe më shumë këtë seri. Luajmë në shtëpi dhe akoma më shumë se kaq, unë dhe lojtarët e mi jemi pjesë e klubit më të fortë në botë, prandaj pritshmëritë te Reali janë gjithmonë shumë të larta.

Çfarë më tremb tek Interi? Nuk është se më tremb gjithçka, duke parë sesa shumë kam kaluar, apo akoma më tepër për entuziazmin që më është rikthyer, me të firmosur sërish në Madrid. Por nuk e fsheh se Brozoviç i Interit më pëlqen shumë. Ai është lideri dhe lojtari kyç i zikaltërve. Prandaj, bllokimi i tij, në lëvizjet me dhe pa top do të jetë çelësi i ndeshjes”, tha Ançeloti.

Related posts

JASHTË PËRJETË 8 ULTRAS TË TIRONËS/ Reagojnë një grup tifozësh: ROBT ku ti ketë fshf me gjithë klyshat e saj!! (FOTO)

Delo.autor

Ronaldo është një pushtues, shënon sa 117 ekipe. Portugezi nuk ka limite, kërkon të thyejë rekordin e tij

Q.Autor

MOSHA DHE SUAREZ/ “Jashtëtokësori” zhytet në krizë, nuk është më i pari

Delo.autor

Leave a Comment