Futboll Ligue 1 Sport

RRËFIM NDRYSHE NGA TË TJERËT/ Mbappe: Eksperienca jetësore vlen më shumë se paratë

Kylian Mbappé ka dhënë një intervistë të gjatë për “Paris Match” këtë të enjte. “Lidhjet njerëzore janë shumë më magjepsëse se paratë, – shpjegon ylli i PSG-së dhe kombëtares franceze. – Kam marrë mësime të dobishme në karrierën e deritanishme”.

Ylli francez, që së shpejti do të mbushë 23 vjeç, shton: “Është përvoja e jetës ajo që ka rëndësi, më shumë se të fitosh para, edhe nëse financat janë të rëndësishme, sepse kemi familje për të mbajtur. Unë jam i etur mbi të gjitha për zbulime, udhëtime, takime me lojtarë, kultura të ndryshme…”

Sulmuesi nuk e përmend në intervistë transferimin e munguar të verës te Real Madridi apo të ardhmen e tij: “Ishte pak e vështirë në fillim të konsiderohesha një xhevahir… Fatmirësisht, prindërit e mi nuk më lanë të shpërqendrohesha nga shumat e parave. Dhe ata bënë mirë, ditën të edukojnë një fëmijë 14-vjeçar, pasi i kishin thënë se vlen miliona euro.

Falë kësaj kam një marrëdhënie të qetë me paratë. E di që janë të rëndësishme, jam i lumtur që i kam, por kjo nuk është ajo që më shtyn çdo sekondë të ditës. Dua të mbetem njeri i përulur, pavarësisht statusit që kam tashmë si futbollist. Unë e vlerësoj shumë sinqeritetin”.

Në nivelin strikt sportiv, Kylian Mbappé nuk mendon se yjet e shumtë të PSG-së janë të dëmshëm për kohezionin e ekipit. “Në grupin tonë kemi shumë yje dhe rezultati është aty. Ne po fitojmë tituj. Sigurisht, duhet të pranosh të bësh lëshime kur nuk je i vetmi yll, por nuk mendoj se kjo është një gjë e keqe, përkundrazi”, – siguron lojtari që përbën “MNM” me Lionel Messin dhe Neymar.

I kurorëzuar kampion bote me Francën në vitin 2018, Mbappé beson se ka arritur “ëndrën e tij më të madhe”: “Ta fitosh për herë të dytë radhazi Botërorin do të ishte e jashtëzakonshme!”

Related posts

Gjigantët bavarezë kryesojnë garën për yllin e Valencias

Sadik.Autor

Zbuloni 4 golat më të bukur gjatë fazës së 1/8 në Kupën e Botës (VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Ronaldo kërkesë Juventusit, do në Torino yllin e PSG…

Delo.autor

Leave a Comment