Futboll Sport

SKANDAL/ Hetimi në Itali për evazion 70 milionë euro, në epiqendër është menaxheri shqiptar i Nedim Bajramit

Policia italiane në dy ditët e fundit ka nisur fazën aktive të një hetimi rreth transferimeve të futbollistëve dhe evazionit fiskal me shifra marramendëse. Në epiqendër të kësaj çështje janë transferime të klubeve më të njohura në Itali, të cilat kanë lidhje me emrin e menaxherit me origjinë shqiptare, Fali Ramadani.

Sipas agjencisë “ANSA” shuma për të cilën po hetohet Ramadani dhe bashkëpunëtorët e tij, përllogaritet rreth 60-70 milionë euro, një shifër për të cilën mendohet se është bërë evazion fiskal pas transferimeve apo rinovimeve të futbollistëve në klube të ndryshme. Prokuroria e Milanos po heton menaxherin bashkë me bashkëpunëtorin e tij italian, Pietro Kiodi.

Ramadani, i cili vlerësohet si një nga 5 menaxherët më të mëdhenj në botë me kompaninë e tij “Lian Sports”, është aktualisht menaxher edhe i një prej futbollistëve të përfaqësueses shqiptare, Nedim Bajramit. Bashkë me ndërmjetësit e tij, ai siguroi kalimin e futbollistit nga kampionati zviceran te ai italian, duke e shtyrë të firmoste për Empolin.

Ndër transferimet që hetohen janë ato të Kieza, Pjaniç, Handanoviç, Kulibali, Rebiç apo edhe Mauricio Sarrit. Guardia Di Finanza në Itali ka sekuestruar dokumente në zyrat e klubeve të Juventusit, Torinos, Milanit, Interit, Veronës, Spal, Fiorentinës, Kaljarit, Romës, Napolit dhe Frozinones.

Related posts

E RRALLË/ Në kampionatin anglez kanë luajtur tre futbollistë me emrin Jordan Williams

Isa.Autor

ARDHJA E BUJSHME/ Milinkovic-Savic dhe më shumë, zbardhet plani i Marotta tek Interi

Isa.Autor

Nëse Zidane përzë Mourinhon/ Man United plotëson ëndrrën 6-vjeçare të tifozëve

Isa.Autor

Leave a Comment