Futboll Seria A Sport

VJEDHJET JANË KTHYER NË MODË/ Frikë për lojtarin zikaltër, i grabisin shtëpinë gjatë ndeshjes Inter-Torino

Duket se grabitjet në shtëpitë e futbollistëve janë kthyer në modë në Itali dhe viktima e radhës ka qenë Stefano Sensi, mesfushori i zikaltërve.

Gjatë ndeshjes Inter-Torino hajdutët kanë hyrë nga dritarja e kuzhinës në shtëpinë e italianit dhe kanë vjedhur një orë të lojtarit prej 70 mijë eurosh dhe sende të tjera që i përkisnin gruas së tij Xhulia Amodo, kryesisht bizhuteri dhe çanta, me një dëm material që shkon rreth 200 mijë euro.

Sensi hyri në shtëpi pas mesnate bashkë me familjen e tij që fatmirësisht nuk ndodhej në shtëpi, pasi ishte aktivizuar vetëm 8 minuta në sfidën me torinezët dhe pas minutazhit të pakët me Interin tani duhet të shqetësohet edhe për sigurinë e apartamentit të tij.

26-vjeçari e ka raportuar tashmë çështjen në organet përkatëse dhe po pret që personat përgjegjës të vihen para drejtësisë.

Related posts

DY MUAJ MË PARË RA NGA KATI I GJASHTË/ Portieri Teqja gati të ndihmojë Partizanin në derbi (FOTO)

Delo.autor

Ramon Planes, njeriu që solli për herë të parë Coutinho-on në La Liga

Q.Autor

Coutinho në grevë, kërkon kalimin tek Barcelona

Q.Autor

Leave a Comment