Futboll Sport

ZYRTARE/ Jo vetëm pronar i Vajadolidit, Ronaldo “fenomeni” blen aksionet e klubit ku u aktivizua si lojtar

“Fenomeni” Ronaldo është bërë pronar i klubit brazilian Kruzerio. Ish-kampioni brazilian ka blerë shumicën e aksioneve të skuadrës ku u aktivizua si futbollist dhe ku hodhi hapat e parë si një lojtar profesionist.

Këtë lajm e ka bërë vetë zyrtare klubi i Kruzerios ku nëpërmjet llogarive të saja në rrjetet sociale ka bërë publike dhe firmën e brazilianit me klubin që aktivizohet në Serinë B braziliane.

Synimi i Ronaldos është të kthejë Kruzeiron në ligën më të lartë të futbollit brazilian, pasi ka rënë nga kategoria në vitin 2019. Gjithashtu ish-kampioni i Botës ka shumicën e aksioneve edhe të klubit spanjoll Real Vajadolid ku aktualisht bëhet pronar i dy skuadrave të njohura.

Related posts

FINALE E ÇMENDUR! Shihni golat në super ndeshjen Spanjë-Francë (VIDEO)

Delo.autor

NË PRITJE TË POGBA/ Zidane ka dy formacione të frikshme në dispozicion, ja ekipi i ëndrrave

Delo.autor

KA EDHE KËSHTU/ Ylli i Anglisë NUK E KUPTON si funksionon Liga e Kombeve

Isa.Autor

Leave a Comment