Futboll Sport

ZYRTARE/ Kualifikoi Kroacinë në Katar, kombëtarja ballkanase vendos për të ardhmen e Dalic

Kroacia i beson sërish pankinën Zlatko Daliçit. Këtë lajm e ka bërë vetë zyrtare Federata Kroate e Futbollit me anë të kanaleve të saja në rrjetet sociale ku bëjnë me dije vijueshmërinë e bashkëpunimit.

Ish-trajneri i Dinamos, ka firmosur një kontratë 3-vjeçare ku do të jetë të paktën në krye të pankinës deri në EURO 2024.

Tekniku 55-vjeçar ka marrë në dorë kombëtaren ballkanase në tetorin e vitit 2017, ku arritja më e madhe e tij ishte mbërritja deri në finale të Botërorit “Rusi 2018” ku mundën në finale nga Franca.

Gjithashtu Daliç ka kualifikuar kroatët në Botërorin e vitit të ardhshëm “KATAR 2022”.

Related posts

Merkatoja e Interit/ Vrsaljko në dorë, Vidal lëviz ngadalë…

Isa.Autor

E kërkon Manchester United/ Trajneri i Kroacisë shtang anglezët: Do luaj me Bayernin

Isa.Autor

FITORJA E TETË RADHAZI/ PSG mposht Montpellier me dyshen Gueye-Draxler, Donnarumma kthehet në çështje

Delo.autor

Leave a Comment