Futboll Seria A Sport

“ATALANTA KA QENË NJË MAKTH”/ Rrëfimi tronditës i Piccini: Më kanë bërë të ndihem si invalid

Cristiano Piccini, mbrojtësi i Valencia, ka dhënë një intervisstë për AS në të cilën ka folur për gjashtë muajt e kaluar në huazim tek Atalanta.

“Vajtja atje ka qenë një gabim. Ata kanë vendosur të më federojnë pavarësisht se e dinin për problemet e mia fizike, më pas kanë thënë se kishin gabuar që më kishin marrë dhe se nuk isha akoma gati.

“Më kanë bërë të ndihem si një ivalid dhe sikur problemi isha unë, edhe pse e dinin shumë mirë se në çfarë gjendje isha kur shkova atje.  Ideja e tyre ishte të më jepnin dy muaj kohë për t’u përshtatur para se të bëhesha pjesë e skuadrës së parë. Pas tri ditësh gjuri im është fryrë dhe kanë filluar dyshimet e tyre të para.

“Kam luajtur një ndeshje për 60 minuta. Çaloja, nuk e di as si kam mundur të luaj. kam luajtur sepse nuk kishte asnjë tjetër. Më pas ka ardhur një moment që as nuk jam stërvitur me ata, kam punuar me ekipin e dytë.

“Ka qenë një makth. Më duhej ndihmë dhe atje kam gjetur gjithçka përveç ndihmës. Kam kërkuar të kthehem te Valencia sepse isha afër rënies në depresion”, ka thënë Piccini.

Related posts

ZYRTARE/ Premier merr vendimin, ja numri që do të mbajë Ronaldo tek Manchester United…

Delo.autor

IRLANDË-ZVICËR/ Granit Xhaka udhëheq skuadrën. Mban shiritin e kapitenit (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

NJËSOJ SI NË “AIR ALBANA”/ Shtyhet ndeshja në kampionatin italian për vijat e fushës

Delo.autor

Leave a Comment