Futboll La Liga Sport

BARCELONA NGRE KOKËN ME 17 MUNGESA/ Xavi: Ne po vazhdojmë të ngrihemi. Çfarë shembulli…

Në fund të ndeshjes Estadi de Son Moix, ku Barcelona rrëmbeu një fitore të ngushtë kundër Mallorca, edhe pse kishte 17 mungesa per shkak Covid dhe demtime, trajneri i blaugranave, Xavi Hernández foli për performancën e skuadrës:

“Këto janë tre pikë të arta për rrethanat në të cilat ndodhemi – raporton AS.com – Ishte një fitore për grupin, për familjen. Garuam shumë mirë, jemi skuadra e dytë që kemi arritur të fitojmë këtu ndaj kesaj skuadre, kete sezon. Ne po vazhdojmë të ngrihemi.

Ne vuajtëm në pjesën e dytë. Ata kishin lojtarë më me përvojë në pankinë, ne kishim lojtarë të rinj. Tashmë kam thënë që loja duhet të shtyhej.

Ter Stegen na shpëtoi në fund. Të rinjtë po na ndihmojnë shumë sepse angazhimi është i dyfishtë. Jam i lumtur që i kam. Është një fitore historike duke marrë parasysh 17 mungesat që patëm. Kemi fituar pikë me shumë kundërshtarë.

Luuk De Jong? Ai është shembull për të gjithë dhomën e zhveshjes, për mënyrën se si punon, si stërvitet dhe si sakrifikohet dhe në fund kjo të shpërblehet.

Në fund të fundit, mënyra se si stërviteni është mënyra se si luani dhe sot ai bëri një ndryshim për ne”.

Related posts

Tifozllëku për Kroacinë, trajneri i njohur kritikon politikanët

Isa.Autor

Zidane pas humbjes ndaj Espanyolit: Na dhemb, nganjëherë s’mund ta kuptosh futbollin

Q.Autor

NEGOCIATA ME NAPOLIN PËR ISMAJLIN? Mbrojtësi ngre supet dhe i beson vetëm menaxherit të yjeve

F.autor

Leave a Comment