Futboll La Liga Sport

ÇËSHTJA “AKORDI”/ Barcelona vendos ultimatum, Dembele rinovon ose përfundon në… tribunë

Barcelona nuk ka ndër mend të tolerojë më sjelljen e menaxherëve të Osman Dembelesë.

Rinovimi i sulmuesit francez ka mbetur pezull, teksa menaxherët e lojtarit nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre për një pagë më të lartë.

Edhe klubi katalanas nuk lëviz nga llogorja e vet dhe, sipas gazetës “Sport”, Barcelona nuk ka ndër mend të bëjë ndonjë ndryshim në ofertën e saj kundrejt Dembelesë.

Madje, kjo gazetë ka bërë me dije se në klub janë lodhur dhe zhgënjyer nga zvarritja e situatës dhe kanë vendosur të mos pranojnë më asnjë tekë tjetër.

Tashmë klubi “Blaugrana” ka vendosur t’i japë një ultimatum Dembelesë, duke kërcënuar me lënien e tij në tribunë.

Situata është e qartë tashmë, Dembele ose rinovon me kushtet e Barcelonës, ose përfundon në merkaton e dimrit e më keq më shumë, përfundon në tribunë.

Related posts

ALONSO ME SUPERLATIVA PËR HAMILTON/ Është një nga 5-së më të mirët e Formula1

Isa.Autor

I HABIT TË GJITHTË/ Van Persie zgjedh fituesin e “Topit të Artë” 2020, Messi dhe CR7 jashtë podiumit

Delo.autor

ME SYTË NGA ANGLIA/ Shqipëria mund të rrëmbejë vendin e dytë, përmbyset situata në Grupin I

Delo.autor

Leave a Comment