Futboll Ligue 1 Sport

COVID-19/ Viti 2022 nis keq për Messin, edhe “Pleshti” në listën e të infektuarve te PSG

Ylli argjentinas, Leo Mesi, ditën e djeshme, ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Ai së bashku me tre lojtarë të tjerë të PSG janë karantinuar në shtëpitë e tyre, në prag të sfidës në Kupën e Francës.

Për Mesin ky është një fillim jo fort i mirë për këtë vit të ri, që pas ndeshjes së kupës, pritet të mungojë dhe në kampionat në sfidën me Lion të dielën e ardhsme, nëse testet e tjera rezultojnë pozitive. Për momentin argjentinasi është në izolim dhe në gjendje shumë të mirë duke ndjekur rregullat e shëndetit në këto raste.

Lojtarët e tjerë të infektuar në rradhët e PSG janë Bernat, Serxhio Riko dhe Bitumazala. Ekipi kishte kryer testet përpara udhëtimit të tyre drejt Vanë, për sfidën e raundit të 16 të Kupes së Francës. Klubi bëri me dije ditën e djeshme se 4 lojtarë dhe një anëtar i stafit kanë rezultuar pozitiv, por pa përmendur se kush. Ndërkohë emrat u bënë publik ditën e sotme.

Related posts

Ekskluzive/ Milani dhe Interi larg pritshmërive, Italia humb lavdinë në Ligën e Kampioneve

Sadik.Autor

Skuadër e pathyeshme/ Ja si do duket super formacioni i Juventusin me Ronaldon (FOTO)

Isa.Autor

REAL MADRID-ALAVES/ Ancelotti i beson treshes së sulmit Asensio-Benzema-Vinicius (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment