Futboll Kategoria Superiore Sport

DËMTIMI DHE TËRBIMI I DA SILVËS NË SFIDËN TIRANA-PARTIZANI/ Mjeku shkodran: As arbitri nuk do e linte në lojë…

Doktori i Vllaznisë, Ilirjan Haxhaj, ka reaguar pas asaj që ndodhi në ndeshjen e djeshme kundër Tiranës. Futbollisti brazilian i skuadrës shkodrane, Viktor Da Silva, u dëmtua dhe u stafi mjekësor kërkoi zëvendësim, çka u konfirmua nga trajneri Brdariç pas ndeshjes.

Gjithsesi sulmuesi reagoi shumë keq në momentin e zëvendësimit, duke pretenduar se mund të vazhdonte të luante. Mjeku Haxhaja ka sqaruar gjithçka përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa shkroi:

POSTIMI I MJEKUT TË VLLAZNISË: 

“Ju falënderoj për disa komente, si të mira dhe të këqija. Dua të sqaroj, se ka një rregullore për dëmtimet në kokë në loje dhe stafi mjekësor i kërkon trajnerit për ndërrimin e lojtarit. Ne ia kërkuam trajnerit ta zëvendësojë lojtarin. Kur ka ma shumë se dy qarje dhe shumë gjak, arbitri vështirë ta lejojë në lojë lojtarin.

Plus në atë rast kishim disa qarje. Plus i kishte renë dhe lentja e syrit. Si mund të lozte ai, edhe pse ai kishte dëshire për lojë. Mbas 7 minutash në dhomat e stadiumit nuk  ishte mirë. Ju lutem na mirëkuptoni, ne kemi shëndetin e lojtarit para lojës.

Plus ka rregullore të traumës sportive që ne ndjekim. Ju falënderoj dhe një herë. Dhe një falënderim për lojtarin tonë Viktor Da Silva, i cili kishte dëshirë të ndihmonte ekipin e tij. Na fal Viki, por ne të stafit mjekësor në disa raste na duhet të vendosim për të mirën e sportistit dhe jashtë dëshirës së sportistit. Forca Vllaznia”.

Related posts

Tjetërsimi i pronave, Renato Malota vetëdorëzohet në policinë e Lezhës

Sadik.Autor

RRËFEN SI E PËRJETOI ATAKUN KARDIAK TË ERIKSEN/ Mourinho: Unë besoj se Zoti po shikonte futboll në atë moment

Delo.autor

RISI NË KAMPIONATIN HOLANDEZ/ Përveç arbitrit VAR-in mund ta shikojnë edhe…

Delo.autor

Leave a Comment