Futboll Shqipëri Sport

E BUJSHME/ Sulmuesi i Kombëtares drejt La Liga, gati vizitat mjekësore dhe firma me ekipin e njohur

Vjen hapi i madh në karrierën e Myrto Uzunit. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare është pranë kalimit në një nga kampionatet më të njohura në Europë, La Liga., pasi ka marrë një ofertë të parefuzueshme nga një nga klubet e elitës atje,

Lojtari ka shkëlqyer me Ferencvarosh, duke qenë në një vit e gjysmë atje padyshim lideri i repartit të avancuar, duke bindur me lojë dhe me gola të rëndësishëm të shënuar në kampionat dhe në Europë, ku provoi fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve e së fundmi edhe të Ligës së Europës. Paraqitje të cilat kanë tërhequr vëmendjen e klubit të Granada në Spanjë dhe sipas mediave hungareze, ai do të jetë destinacioni i tij i radhës.

Sulmuesi mungon në ndeshjen e sotme të Ferencvarosh ndaj Ujpesht pasi raportohet se ka udhëtuar drejt Spanjës. Atje do të kryejë vizitat mjekësore dhe firmosur me klubin spanjoll para mbylljes së merkatos së janarit, e cila në Spanjë finalizohet gjatë ditës së nesërme./PANORAMASPORT.

Related posts

BARCELONA – LEVANTE/ “Katalanasit” kërkojnë fitoren për të prekur çerekfinalen e “Kupës së Mbretit” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Lucio: Juventus mund të realizojë Triplete-n. Douglas Costa dhe Alex Sandro janë lojtar të shkelqyer

Sadik.Autor

“ISHIM NË SHTËPI TË VJETËR”/ E kaluara e vështirë e familjes së Ronaldos: Miu po më hante fytyrën, por më shpëtoi…

Delo.autor

Leave a Comment