Futboll Sport

E BUJSHME/ Titulli kampion dhe Kupa në 6 muaj nuk i mjaftojnë, Diego Costa prish kontratën në…

Diego Kosta kërkon të jetë gjithmonë protagonist dhe të fitojë sa më shumë. Por ndonëse është pjesë e Atletiko Mineiro që u shpall kampione në Brazil dhe fitoi Kupën, sulmuesi spanjoll ka vendosur të largohet nga ky klub.

Mediat braziliane raportojnë se Diego Kosta është i pakënaqur në klub dhe ka gjetur akordin me drejtuesit për të prishur kontratën që lidhën palët në muajin gusht. Ai luajti 19 ndeshje dhe shënoi 5 gola gjatë kësaj periudhe duke qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës në të dy triumfet.

Shumëkush mendonte se Kosta do të kthehej përsëri në Europë, për një aventurë të fundit në futbollin e rëndësishëm në kontinent. Por duket se ai do të qëndrojë në Brazil, për të vazhduar karrierën atje me Korinthians e Palmeiras që janë gati të firmosin me sulmuesin.

Related posts

SOLARI KËRKON NË EKIP…/ Real Madridi përballet me konkurrencë të ashpër

Delo.autor

Manchester United bën gati 60 milionë paundë për lojtarin e Chelsea…

Q.Autor

Juventus merkato edhe tek Atletiko Madrid, merr “armikun” e Ronaldos

Isa.Autor

Leave a Comment