Futboll Seria A Sport

ËSHTË “MOTORRI” I INTERIT/ Barella me mision të dyfishtë me “Zikaltërit” dhe Italinë

Nikolo Barela është pak të cilësohet si motori dhe shpirti i këtij Interi. Jo vetëm që bën gjithmonë paraqitje jashtë normales, por duket se është katalizatori i asaj loje të bukur që po shohim zikaltrit të bëjnë.

Pas firmosjes së kontratës së re aq shumë të merituar që e ka projektuar kapitenin e ardhshëm të Interit, qëllimi i radhës i italianit është të udhëheqë shokët e tij drejt yllit të dytë në fanellë dhe më pas “Axurrët” drejt Botërorit të Katarit. Një sfidë e dyfishtë kjo për 24- vjeçarin që i duhet të mbajë mbi shpatulla një barrë të madhe.

FORMA – Barela, bashkë me Brozoviçin janë fari i këtij Interi dhe ndërsa Nikolo nuk zbret në fushë prej thuajse një muaji pasi kapërceu edhe ndeshjen e fundit të dhjetorit me Torinon për shkak kartonësh, energjia e akumuluar është e madhe.

“Bare” është tipiku i mesfushorit modern, i rritur në mënyrë eksponenciale gjatë gjithë sezonit, që është mushkëria e Interit duke përshkuar çdo cep të fushës dhe duke qenë në gjendje të kryejë të dyja fazat e lojës.

7 asistet e siguruara janë një tregues i aftësive të tij sulmuese që gjithmonë shoqërohen me presing të lartë dhe krijimin e hapësirave për shokët e skuadrës.

Është e drejtë të thuhet se dikujt që vrapon sa për dy nuk mund t’i kërkohet edhe precizion kirurgjikal para portës, por për të arritur shkëlqimin që kërkon, do t’i duhet të gjejë më shpesh kuadratin.

PAUZË E BEKUAR – Pavarësisht të gjitha këtyre, dhjetori ka qenë një muaj “normal” për të, nga ata që nuk na ka mësuar në këto dy sezonet e fundit, por dikujt që jep gjithmonë maksimumin edhe mund t’i lejohet.

Pas një kalendari të ngjeshur dhe energjive të rikuperuara, diamanti i mesfushës zikaltër është gati të fillojë turin e forcës që do të zgjasë 40 ditë, ku përfshihet edhe sfida me Liverpulin, që ama nuk do të jetë pjesë e axhendës së Barelës, i cili për shkak të kartonit të kuq që mori në Madrid, do ta kapërcejë këtë ndeshje, madje rrezikon edhe sfidën e kthimit.

Një incident që riktheu hijet e së shkuarës, kur pavarësisht talentit dhe impenjimit, ajo që frikësonte nga italiani ishte gjaknxehtësia e tij. Gjithsesi, të gjithë duhet të kujtojnë herë pas here se Barela është vetëm 24 vjeç.

KOMBËTARJA – Por nëse misioni i deklaruar me Interin është ai i mbrojtjes së Skudetos, me Italinë ambiciet nuk janë më të pakta. Për të siguruar Botërorin duhet të kalohet pengesa “Maqedoni e Veriut” dhe më pas njëra mes Portugalisë e Turqisë, me një derbi të mundshëm me Çalhanoglunë.

Megjithatë, Nikolo në kombëtare nuk e ka vendin të blinduar si tek Interi, sepse Zaniolo e Verrati me shokë nuk ia lehtësojnë punën, por gjithsesi zikaltri di mirë si të shndërrohet në të paprekshëm.

Rruga është e gjatë, por “Bare” ka treguar se për të nuk ka pengesa të pakapërcyeshme.

Related posts

XAVI I RI/ Manchester City sfidon Barcelona për mesfushorin e Spanjës

Isa.Autor

PEZULLIMI NGA KOMPEDICIONET/ UEFA takim me Skënderbeun për të shmangur… KAS-in

Isa.Autor

BARAZIMI PA GOLA/ Kombëtarja luajti pa 11 titullarë ndaj Kazakistanit, ja mungesat…

Delo.autor

Leave a Comment