Futboll Kategoria Superiore Sport

FITORJA E DYTË RADHAZI/ Tirana mposht Kukësin me “POKER” dhe vazhdon arratinë në krye

Tirana i ka dhënë një leksion futbolli Kukësit në një ndeshje të çmendur në “Air Albania” të mbyllur me shifrat 4-0 për bardheblutë që kanë hedhur një hap shumë të rëndësishëm në rrugën drejt titullit kampion.

Sfida ka qene spektakolare, me skuadrat që kanë dhuruar një duel të ndezur në pjesën e parë ku të dy ekipet kanë krijuar raste duke bërë që situatat të zhvendoseshin nga një portë, në tjetrën.

Në fund të pjesës së parë, Tirana hodhi hapin e duhur drejt suksesit, me një goditje të dyfishtë me Seferin e Xhixhën që tronditi jo pak skuadrën verilindore. Kjo u pa pas pushimit, ku ekipi i Longos gaboi edhe pasime shumë të thjeshta ndërsa për Tiranën ishte shumë e lehtë ta godiste përsëri në kundërsulm sa herë kishte mundësi. Kështu erdhi edhe goli i tretë i Xhixhës, i cili praktikisht mbylli sfidën, ndërsa në fund Seferi i vuri vulën një fitoreje shumë të merituar që me shumë mundësi, i ka vendosur një gjysmë hipoteke titullit të bardhebluve.

Related posts

Shpërthen Jurgen Klop/ Trajneri gjerman “gjen” fajtorin e humbjes ndaj Realit

Sadik.Autor

Rusi 2018, ekzagjerimi i televizionit argjentinas, një minutë heshtje për humbjen me Kroacinë

Sadik.Autor

Lufta për mbijetesë, drejtuesit e Vllaznisë barsoletë për Kamzën

Sadik.Autor

Leave a Comment