Futboll Sport

FORMACIONET ZYRTARE/ Çelsi është “macja e zezë” e Guardiolës, shikoni si rreshtohen skuadrat

Sot do të jetë përballja numër 50 në Premier Ligë mes Sitit dhe Çelsit, e cila starton në orën 13:30. “Qytetarët” arritën vetëm tri fitore në 25 duelet e para me blutë e Londrës, por prej atëherë kanë fituar 12 nga 24 përballje.

Kjo është vetëm hera e dytë që Siti dhe Çelsi do të luajnë në Premier Ligë si kryesuese të kampionatit. Hera e parë ishte në janarin e vitit 2015, por atëherë kryesonte Çelsi, dhe Siti renditej në vend të dytë. Ndeshja përfundoi në barazim 1-1.

Blutë janë mundur në 8 nga 12 vizitat e fundit në “Etihad”. Siti vjen në përballjen e sotme me serinë e 11 fitoreve radhazi në Premier Ligë. Por, Pep ka humbur 8 ndeshje kundër Çelsit si trajner, më shumë se ndaj çdo klubi tjetër.

Tuhel dhe Guardiola kanë bërë publike së fundmi formacionet zyrtare, duke hedhur në fushë, futbollistët më në formë që kanë në dispozicion.

Related posts

Zero gola me Juventusin, por Ronaldo është mbreti i goditjeve

Isa.Autor

“EURO 2020″/ Pas një asistit fantastik nga Bale, mesfushori Ramsey ndëshkon Turqinë (VIDEO)

Delo.autor

Ajo ditë kur Aubameyang luajti në një fushë pas qebaptores!!!

Sadik.Autor

Leave a Comment