Futboll Seria A Sport

JUENTUS MERR LAJMIN E KEQ/ Ramsey ka rezultuar pozitiv me COVID-19, lojtari karantinohet

Periudha jo e mirë e Aaron Ramsey te Juventusi është duke vazhduar me lajmin se ka dalë pozitiv me COVID-19 dhe është në vetizolim.

Mesfushori nuk është në planet e Massimiliano Allegrit dhe trajneri e ka bërë të qartë se Zonja e Vjetër është në kërkim të klubeve të interesuara për shërbimet e tij.

Giorgio Chiellini, Arthur dhe Carlo Pinsoglio, kanë qenë futbollistët e Juves të infektuar me coronavirus në javën e kaluar, mirëpo që të tretë janë shëruar.

Pas tyre, ka qenë Ramsey që ka rezultuar pozitiv me këtë virus dhe tashmë e ka nisur periudhën e izolimit.

Uellsiani u transferua te Bianconerët në verën e vitit 2019 si lojtar i lirë nga Arsenali, ndërsa kontrata e tij është valide deri në qershor të vitit 2023.

Newcastle United dhe Aston Villa kanë qenë klubet më të interesuara për shërbimet e tij, por në listë janë edhe Topçinjtë që planifikojnë kthimin e mesfushorit në Emirates.

Related posts

TRIUMFON NË CHAMPIONS/ Harry Kane vulos kualifikimin e Tottenham dhe hyn në histori

Delo.autor

FLET PËR CASILLAS PASI PËSOI INFARKTIN/ Mou shprehet: Nuk është siç mendojnë njerëzit…

Delo.autor

Montella bëhet me skuadër të re, trajner i Sevillas

Q.Autor

Leave a Comment