Futboll Seria A Sport

MERKATOJA E JANARIT/ Manchester United pranon huazimin, Milan drejt akordit me mbrojtësin 27-vjeçar

Një nga synimet e Milanit në tregun e transferimeve është Erik Bejli. Siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, afrikani është i pari në hierarkitë e preferencave të drejtorëve Maldini dhe Masara.

Sipas së përditshmes italiane, Mançester Junajtidi do të ishte i hapur për huazimin, teksa paga e afrikanit është në përputhje me parametrat financiarë të klubit kuqezi.

Duhet të përcaktohen kushtet dhe kostot e së drejtës së shlyerjes, por marrëdhëniet mes dy klubeve janë të mira, siç dëshmohet nga huazimi i Diogo Dalosë sezonin e kaluar.

Mediat flasin për një huazim 6-mujor me të drejtë blerjeje, praktikisht i njëjti lloj operacioni që veshi Fikajo Tomorin kuqezi gjatë sezonit të kaluar.

Lajme të rëndësishme mund të vijnë në fundjavë, me Milanin që synon t’u rrëmbejë “Djajve të Kuq” dhe lojtarit “po”-në përfundimtare.

Prodhim i akademisë së Espanjolit, ai luan prej pesë vitesh te Mançester Junajtidi që e bleu për 30 milionë euro nga Vijareali.

113 prezenca me “Djajtë” dhe 1 gol për mbrojtësin që nuk ka gjetur hapësirë edhe pse konsiderohet si një talent në mbrojtje ku mund të luajë në qendër dhe në të djathtë.

187 centimetra gjatësi i japin përparësi në lojën e ajrit, megjithatë Bejli mund të jetë edhe një ndërtues manovre i mirë.

Related posts

19 GOLA NË KAMPIONATIN E FUNDIT/ Një tjetër “Luis Suarez” në La Liga, pritet vetëm zyrtarizimi

Delo.autor

LIVE/ Nations League: Mbyllet ndeshja Danimarkë-Angli, rezultati 0-0

Delo.autor

Gerrard me post të ri, nuk do ta besoni çfarë thotë Klopp

Sadik.Autor

Leave a Comment