Futboll Sport

NDAHET NGA JETA ARBEN LAZE/ Duka: Energjia e tij do t’i mungojë futbollit

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mikut të tij Arben Laze, ish-presidenti i klubit të Elbasanit. Duka shkruan se futbollit do i mungojë energjia dhe pasioni që ai kishte, ndërsa atij vetë do i mungojë miku i mirë.

“Pak orë më parë mora lajmin e rëndë se miku im i mirë, Presidenti i Elbasanit që ai e deshi aq shumë, Arben Laze, u nda nga ne. Është e vështirë dhe tani për mua ta besoj dhe të shkruaj këto fjalë për një njeri të mirë, plot humor dhe optimizëm, që kontribuoi aq shumë për futbollin shqiptar. Beni ishte një mik i të gjithëve ne, një njeri që nuk hiqte dorë lehtë nga përgjegjësitë dhe sfidat. Energjia e tij do t’i mungojë komunitetit të futbollit. Në këtë moment të vështirë për familjen e tij, miqtë e tij të shumtë, lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe. Lamtumirë miku im, do më mungosh!”, shkruan Duka.

Related posts

Legjenda e Manchester United mbetet pa skuadër, ja ku përfundon lojtari i njohur

Sadik.Autor

INTERI “FËRKON” DUART NGA ARRITJA E MARRËVESHJES/ Zilaktërit 400 milion euro në hyrje

Delo.autor

LIVE/ Inter-Roma, Mbyllet pjesa e parë. Vendos super goli i El Sharauit

Delo.autor

Leave a Comment