Futboll La Liga Sport

PATATINA, BIRRË DHE NUTELLA/ Vakti i Pique dhe polemika e ish-kandidatit për presidencën e Barcelona-s

Tjetër përgjigje dhe kundërpërgjigje mes mbrojtësit të Barcelona-s, Gerard Pique, dhe Toni Freixa, ish-kandidati për presidencën e klubit.

Që marrëdhëniet mes të dyve ishin të tendosura, kjo dihej. Por që polemikat dhe thumbimet të vazhdonin kaq gjatë, jo.

Viti 2022 ka filluar me një kapitull të ri mes të dyve. Këtë herë fajin e ka një vakt që qendërmbrojtësi spanjoll duket se ka konsumuar në restorant.

Freixa ka shkruar në Twitter: “Biftek, patatina, vezë, birrë dhe një krep me nutella. E imagjinoni një futbollist profesionist që ha kështu?”.

Fjalë këto që kanë tërhequr menjëh erë vëmendjen e Pique, i cili i ka kthyer menjëherë përgjigje:

“Ke gabuar me biftekun… ishte një salsiçe. Pjesën tjetër e ke në rregull! Dhe tani do të pi një xhintonik, mirupafshim! Tani mund ta fshish mesazhin, mashtrues”.

Postimi është fshirë nga ish-kandidati për president i Barcelona-s, por Pique ka arritur ta ruaj me disa screen shot.

Related posts

SUPERIORE/ Kryevepra që hapi kampionatin, shikoni golin më të bukur të javës të realizuar nga Basha (VIDEO)

Delo.autor

Roberto nuk e priste këtë mesazh nga Leo Messi

Q.Autor

KANË GJAK SHQIPTAR/ Arbëreshët na emocionojnë sërish, ja banderola e shpalosur në SHQIP

Isa.Autor

Leave a Comment