Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ KRUTANËVE/ Laçi si mace e zezë, Ivanovic mban peng formacionin e Teutës

Një humbje që dogji ajo ndaj Kastriotit, për Teutën. Të gjithë drejtuesit e Teutës, tashmë kërkojnë përqendrim maksimal përpara ndeshjes kundër Laçit.

Ajo është një ndeshje që duhet ta fitojnë me çdo kusht, por ja që duhet treguar në fushë, ekipi i Martinit, duhet të lërë mënjanë ndonjë tjetër surprizë të hidhur, që mund të shkaktojë një humbje, duke i ulur shumë shpresat për titull edhe pse asgjë s’është më në dorë të Teutës.

Kreu nuk duket larg, pikët me rivalët janë 10, por dhe në disavantazh me ndeshje direkte, ndërsa të parashikosh sezonin e Teutës tashmë është thjesht e pamundur. Gjërat sa vijnë e ndërlikohen. Nëse sheh kalendarin e bluve, pa frikë mund të vësh duart në kokë, ka një përballje direkte me Laçin në Rrogozhinë një ndeshje direkte që vendos shumë për klasifikimin.

Kjo është më shumë sesa një provë force për Teutën, është një kalendar që mund të ndryshojë shumë balancat në tabelën e klasifikimit dhe mund të zbardhë përfundimisht një nga dilemat e këtij sezoni, deri ku mund të shkojë ekipi i Martinit. Kjo është pikërisht një ndër ato sfida ku blutë të fitojnë vetëbesimin e nevojshëm se ata janë ende në lojë.

PËRGATITJET — Dje durrsakët kanë vijuar përgatitjet për ndeshjen e radhës që do të luajnë në kampionat ndaj Laçit. Në kampin durrsak të gjithë janë të bindur se pavarësisht disfatës me Kastriotin do të rikthehen dhe më të fortë. Ndaj Laçit në ndeshjen e javës së 17-të do të kërkojnë të arrijnë të marrin trepikëshin për t’u rikthyer te fitoret.

Trajneri Martini e ka pothuajse të plotë grupin e lojtarëve, me përjashtime të vogla. Ndeshja do të luhet të shtunën dhe do t’i shërbejë trajnerit për të rregulluar ato probleme që ekipi shfaqi në deri në ndeshjen e fundit ndaj krutanëve.

Vështirësia është e madhe, e sidomos kur dihet që përballë kanë një kundërshtar që vjen pas një ecurie të mirë, por dhe një “mace e zezë” për durrsakët në vitet e fundit. Këtë sezon Teuta nuk ka arritur të marrë një fitore ndaj kurbinasve.

Megjithatë, të besuarit e Edi Martinit besojnë se do t’ia dalin. Mesfusha dhe sulmi janë sektorët që po marrin vëmendjen më të madhe. Të paktën kjo u kuptua edhe dje, ndërsa trajneri kërkonte më shumë qarkullim topi, vertikalizime dhe inkursione nga lojtarët anësorë.

SYTË TEK IVANOVIÇ – Mbrojtësi mban peng manovrat e bluve. Filip Ivanoviç do të mbajë peng formacionin e Teutës. Gjithçka ka të bëjë me dëmtimin e tij ndaj Kastriotit.

Siç dihet, Teuta nuk do të këtë grupin e plotë ndaj Laçit dhe trajneri Martini pritet që në ndeshjen ndaj krutanëve, të bëjë disa lëvizje në formacion për të konsoliduar 11 lojtarët që do të luajnë në këtë ndeshje. Me mbrojtësin Filip Ivanoviç që është në pikëpyetje për këtë ndeshje, gjithçka pritet të vendoset vetëm në seancën e fundit stërvitore, nëse ai do t’ia dalë për të zbritur ose jo në fushë ndaj Laçit.

Related posts

5 MILIONË NË SEZON/ Milani piketon sulmuesin francez

F.autor

Reali nuk kursehet për Icardin, ja oferta joshëse për Interin

Sadik.Autor

SUPERSFIDA/ Arsenal-Liverpool: Mes Xhakës dhe Shaqirit pritet të “fitojë” SPEKTAKLI

Isa.Autor

Leave a Comment