Futboll Sport

SKANDALI ME ZGJEDHJET NË FUTBOLL/ Akuzon Demiraj: Në Fier kryetari ka fikur telefonin dhe është zhdukur që të…

Situata për zgjedhjet e FSHF-së sa vjen dhe po nxehet. Këtë e vërtetojnë detajet para se të mbërrihet në asamblenë zgjedhore të FSHF-së, ku do të votohet për presidentin e ri dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv (data ende nuk është përcaktuar).

Deri tani dy kandidatët janë Armand Duka dhe Dritan Shakohoxha. Mirëpo para se të mbërrihet te Asambleja Zgjedhore e FSHF-së, duhet më parë që Shoqatat Rajonale të zgjedhin kryetarin e tyre. Në Fier ka ndodhur një skandal, ose të paktën kështu pretendon kandidati për kryetarin e shoqatës, Elidon Demiraj.

Ish-trajneri i Apolonisë ka denoncuar në “Panorama Sport” sot rastin se si po tentojnë të mos e regjistrojnë fare si kandidat për kryetar të zyrës rajonale.

“Kemi afat deri sot në mbrëmje për tu regjistruar, mirëpo është zhdukur kryetari aktual i zyrës rajonale të Fierit, Maksim Tegu. Prej ditës së djeshme ai ka fikur telefonin dhe nuk gjendet askund, ndërkohë që në dokumentet për regjistrim nuk kemi ku t’i dorëzojmë, sepse edhe zyrës i ka vendosur drynin dhe nuk ka asnjeri.

Sipas procedurës ne duhet t’i dërgojmë dokumentet me e-mail, por edhe dorazi. Me e-mail i kemi dërguar, ndërsa dorazi nuk po mundemi dot. Kam folur pak më parë edhe me juristin e FSHF-së, Aldi Topçiun, dhe ai më tha se do të përpiqej që të më lidhte me Maksim Tegun, por deri tani asgjë nuk ka ndodhur.

Më duket si një tentativë për të mos më regjistruar, por do të ishte skandaloze. Nuk mund të veprohet në këtë mënyrë. Mua më ka bërë ftesën Dritan Shakohoxha që të regjistrohem si kandidat për kryetar të Zyrës Rajonale në Fier, por tani nuk po më japin as mundësinë të regjistorhem. Nuk e kuptoj pse kanë kaq frikë”, tha Demiraj për gazetën.

Ndërkohë, “Panorama Sport” u përpoq që të lidhej me Maksim Tegun për të marrë edhe versionin e tij të ngjarjes, por ai ende e ka të fikur telefonin.

Related posts

“GJITHÇKA ËSHTË NË KAOS”/ Dalin 3 data per Serie A, virologu: Mos rinisni kampionatin!

Delo.autor

Kjo është arsyeja se pse Gjermania nuk e shkarkoi trajnerin Joachim Low

Isa.Autor

RRËFEN PRAPASKENAT/ Giroud: U sqarova me Mbape në dhomën e tij, ja çfarë i ka bërë Francës kthimi i Benzema

Delo.autor

Leave a Comment