Futboll Sport

VENDIMI I PARË MERRET SOT/ Pse Interi ka shanse për 3-0 në tavolinë

Interi u paraqit në stadiumin “Dall’Ara”, priti 45 minuta sipas rregullores së bashku me arbitrat, kohë të cilën e shfrytëzuan për një stërvitje ekstra dhe më pas të gjithë në dush, përpara nisjes për në aeroport.

Dhe pyetja që tani të gjithë bëjnë është, çfarë do të ndodhë tani? Në protokollin e kryesorit të ndeshjes, takimi mund të quhet i mbyllur dhe sipas artikullit 53 të rregullores së Federatës Italiane, mosparaqitja në fushë e kundërshtarit dënohet me humbjen 0-3 në tavolinë.

Gjithsesi, që vendimi të konfirmohet edhe në anën ligjore do t’i takojë me shumë mundësi Gjykatësit Sportiv Italia, i cili do të mblidhet ditën e sotme.

PSE SHPRESON INTERI?

Situata e Interit apo edhe e sfidave të tjera që nuk u luajtën dje, Atalanta-Torino, Salernitana-Venecia dhe Fiorentina-Udineze, të sjellin në kujtesë kaosin e sezonit të kaluar që ndodhi me Juventus-Napoli.

Të kaltrit kujtojmë që e apeluan vendimin në shkallën e parë, në gjykatën sportive, por edhe në këtë rast, mosparaqitja e napolitanëve dha të njëjtin verdikt: fitore 3-0 në tavolinë për Juven, plus 1 pikë penalizim për Napolin përveç disfatës.

Por, duke qenë se skuadra e presidentit De Laurentis u ndalua nga ASL-ja, organi kompetent shëndetësor i krahinës së Kampanias, bëri që avokatët e Napolit të apelonin në CONI (Komiteti Olimpik Italian) vendimin dhe fituan kauzën për të riluajtur sfidën.

Gjithsesi, nga sezoni i kaluar e deri sivjet shumë gjëra kanë ndryshuar. Pikësëpari protokollet dhe situata me COVID-in: tifozët janë rikthyer në impiante, lojtarët janë vaksinuar me dy doza, aq sa të gjitha këto bënë që përveç fillimit të sezonit, rregulli i FIFA-s që urdhëron të luajturin me 13 lojtarë profesionistë (plus 1 portier) të jetë detyrimisht i zbatueshëm.

Madje, kjo normë edhe në Ligën Italiane u rikonfirmua edhe më 30 dhjetor 2021, duke parë edhe valën e radhës së rasteve të shtuara me Koronavirus. Kjo, për të shtyrë pikësëpari në përgjegjësi lojtarët dhe klubet respektive, por në të njëjtën kohë për të mos frenuar garën në një kalendar që është më shumë sesa i ngjeshur.

INZAGI INTER

Nga ana tjetër, Liga Italiane e Futbollit, të mërkurën ishte e drejtpërdrejtë dhe ka bërë presion në CONI, por në rangjet e qeverisë: “Kush nuk luan dënohet, pasi nga vaksinimi e deri te protokollet e tjera, gjithçka është zbatuar nga klubet, ndaj për mospërgjegjësinë e lojtarëve të ndryshëm të çdo skuadre, nuk mund të vihet në rrezik kampionati i Serisë A”.

Prandaj, me presionin e madh të Ligës dhe mosbindjen e klubeve kundrejt organit kompetent, Ligës, ndryshe nga Juve-Napoli një sezon më parë, Interi apo edhe Atalanta, etj. kanë shanse të mëdha që ndeshjet të mos luhen dhe të marrin tri pikët në tavolinë.

Kjo si një shenjë e fortë edhe për të bërë shembull ekipet që nuk binden. Ndonëse të mërkurën e ardhshme është në program një takim mes Ligës, Qeverisë dhe Shëndetësisë, nëse konfirmohet skenari i Juve-Napoli (ndonëse media italiane nënvizon se CONI sivjet do të mbështesë Ligën), datat e vetme të lira kur mund të rikuperohet Bolonja-Inter apo edhe takimet e tjera të shtyra mund të jenë 22 ose 23 shkurt.

Kjo, ose të pritet eliminimi i Interit nga Liga e Kampioneve, për të pasur kështu më shumë hapësirë mes kalendarëve italianë (kampionat dhe Kupë Italie) dhe atyre europianë.

Related posts

BUZËQESH PANUCCI/ Xhaka rikthehet titullar dhe spikat me asistin e shkëlqyer (VIDEO)

Isa.Autor

I BËN KOMENTIN EPIK “JASHTËTOKËSORIT”/ Dani Alves: Për pak theva këmbën për fajin tënd (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Pep Guardiola drejt shkarkimit, Siti ka gati zëvendësuesin

Delo.autor

Leave a Comment