Futboll Seria A Sport

VLAHOVIC TEK JUVENTUS? Cassano kundër rrymës: Zgjedhje e rrezikshme për të dyja palët

Antonio Cassano, ish-lojtar i Milanit, foli për “Bobo TV”. Aty analizoi edhe zgjedhjen e Dusan Vlahovic për t’iu bashkuar Juventusit: “Ai do të luajë saktësisht në të njëjtën mënyrë si deri tani, Juventusi me Allegrin në pankinë ka strategji tjetër taktike.

A është e drejtë zgjedhja e Vlahovic? Për mendimin tim është jashtëzakonisht e gabuar. Për llojin e lojtarit, mendoj se do të kishte nevojë për një hap të ndërmjetëm, për shembull në skuadra si Arsenali, Tottenham apo Sevilla, që mori Martial.

Vlahovic mund të bëhet i fortë, por ky është një hap i rrezikshëm, sepse duhet të tregojë më shumë se çfarë i dha Fiorentinës. Do të ketë vështirësi edhe për faktin që Juve padyshim luan keq.

Gjithashtu, nuk e shoh të përshtatet mirë me ambientin bardhezi. Me pak fjalë është një investim i rrezikshëm si për Juventusin, ashtu edhe për vetë lojtarin”.

Related posts

SOT LUHET SUPER NDESHJA/ Brazil – Argjentinë, ja skuadra favorite

Isa.Autor

RASTI I ARTË/ E pabesueshme çfarë bën Rashford nga penalltia (VIDEO)

F.autor

“Ndizet” pallati i sportit “Asllan Rusi”, Florian Marku pret sot kundërshtarin serb

Sadik.Autor

Leave a Comment