Futboll Sport

15 VITE PA FITORE NË DERBI/ Espanyol i Bares tenton të thyej “hegjemoninë” e Barcelonës

Rreth tre muaj që nga debutimi i Ksavit në stolin e Barcelonës, skuadra që ai drejton do të përballet sërish në derbin kundër Espanjolit.

Më 20 nëntor Barça fitonte 1-0 në një ndeshje të vështirë. Ndërsa tani situatat kanë ndryshuar me Barçën që gëzon një formë më të mirë dhe me Ksavin që ka ndryshuar mjaft gjëra.

Projekti i Ksavit vazhdon të ecën në rrugën e duhur dhe pas triumfit kundër Atlketikos së Madridit, Barça e tij do të kërkojë një tjetër rezultat pozitiv në derbin kundër Espanjolit të Bares.

Në fakt, shifrat i japin të drejtë Barcelonës, që nuk humbet një ndeshje në fushën e Espanjolit që nga sezoni 2006- 2007. Humbja e fundit daton më saktësisht më 14 janar 2007 kur në drejtimin e Barçës ishte Frenk Rajkard, ndërsa në krahun tjetër Ernesto Valverde.

Espanjoli triumfonte 3-1 me gola të Luis Garsias, Tamudos dhe Rufetes, të cilët zhvlerësonin golin e Havier Saviolës. Që nga ajo humbje e 15 viteve më parë, Barcelona numëron 7 suksese dhe 6 barazime. Në të gjithë historinë e saj, Barcelona numëron 86 takime në La Liga si vizitore në fushën e Espanjolit, ku numëron 32 suksese kundrejt 25 të bardhebluve.

KEIDI BARE – Për të gjetur humbjen e fundit të Barcelonës në të gjitha kompeticionet kundër Espanjolit në fushën e këtij të fundit duhet të kthehemi në sezonin 2017- 2018 në Kupën e Mbretit. Ndërkaq, për derbin e së dielës në mëdyshje është prania në fushë e mesfushorit të Kombëtares kuqezi, Keidi Bare. Sipas mediave spanjolle, dyshohet se mesfushori kuqezi është me COVID-19.

Related posts

INTERI I FRIKSHËM/ ICARDI kalon zikaltrit në avantazh kundër Lazios (VIDEO)

Isa.Autor

COVID-19 NË FORMULA 1/ Pritet shkëmbim vendesh mes garave të Baku e Stambollit

Delo.autor

JAVA E PARË/ Zbardhet axhenda e Superiores, kryendeshja luhet në Elbasan. Ja sfidat…

Delo.autor

Leave a Comment