Futboll Seria A Sport

“AI SHIKON NGA…”/ Talenti italian i shkel syrin Juventusit në rrjetet sociale, Mourinho i dërgon një mesazh

“Like” ose “pëlqimi” te fotografia e lojtarëve te Juventusit që i gëzohen fitores ndaj Empolit. Stoli në La Spezia dhe aktivizimi në pjesën e dytë. Gërvishtja në fytyrë  në momentet më të furishme të ndeshjes së Romës dhe penalltia e fituar…

Nicolò Zaniolo i ka shndërruar 48 orët e fundit ne menyre teper tërheqëse sociale. Ai është mësuar me të, duhet të jetë një lojë që i pëlqen. Hedh guralecin në pellg dhe më pas tërheq dorën prapa. Por ai bën shaka me zjarrin, me José Mourinhon që e kishte përjashtuar nga formacioni, duke preferuar Zalewski që në minutën e parë.

Si për ta bërë të kuptojë se fanella e titullarit nuk është e garantuar dhe se ai tashmë ka diçka tjetër në kokën e tij. Pas dy ndeshjeve të humbura për shkak të skualifikimit dhe dëmtimit, u shtua një e trete për shkak të zgjedhjes teknike.

Dhe shumë e kanë interpretuar atë “like” si një lloj reagimi ndaj perjashtimit nga titullaret në ndeshjen e Serie A. ‘Special One’ nuk ishte në fushë sepse u skualifikua pas ofendimeve në fytyrën e gjyqtarit Pairetto, por zgjedhjet e tij janë një mesazh shumë i qartë: ai shikon nga e ardhmja dhe ajo mund të mos jetë me Zaniolo.

Ngjarjet e javëve të fundit kanë rindezur zërat e tregut të transferimeve për interesimin e bardhezinjve dhe për diskutimin për rinovimin e kontratës të shtyrë për në fund të sezonit. “Për momentin duhet të shikojmë skuadrën dhe jo individët”, fjalët e Tiago Pintos që i lënë derën hapur çdo skenari. Lojtari u kujdes për t’i ushqyer ato.

Zaniolo duket se dëshiron të veshë fanellën bardhezi (dhe se ishte objektiv i Zonjës së Vjetër’ dihet që në kohën e Paraticit) por me krenari tregon shenjat e betejës, të lojtarit që jep gjithçka për ekipin e tij. Si janë gjërat në të vërtetë?

Realiteti është se ai mbetet i lidhur me Romën deri në vitin 2024, por vera e ardhshme mund të jetë vendimtare: ta shesë dhe të mbledhë thesarin për të investuar ose të shtrëngojë duart dhe të vendosë stilolapsin në letër, nuk ka alternativë. Në mes janë zjarri miqësor dhe daljet shoqërore të djalit.

Është loja e merkatos, në pritje të një oferte zyrtare nga Torino për t’i dorëzuar Allegrit një lojtar të ri, në përputhje me projektin e rinovimit të skuadrës.. Vetëm atëherë, më shumë se euforia e Bonucci / Vlahovic / Locatelli, do të jenë “like” të tjera me vlerë…

Related posts

PRITI PENALLTINË E SOUTHGATE NË 1996/ Köpke: Pushtojmë “Wembley”, stadiumi më drithërues ku kam…

Delo.autor

AKUZA TË ASHPRA/ Mbrojtësi Pique rrezikon të dënohet nga Federata Spanjolle

Delo.autor

MILAN NË KRIZË TË THELLË/ Trajneri Piol bën gati revolucionin për të ardhmen

Delo.autor

Leave a Comment