Futboll Seria A Sport

BOMBASTIKE/ Mbrojtësi i Milanit ka finalizuar akordin me Juventusin

Me shumë gjasa, edhe pse ndoshta jo për dëshirën e tyre, Juventusi do të nxjerrë në shitje Matajs de Ligtin.

Menaxheri Mino Raiola po shtyn klientin e tij që të largohet nga Torinoja, duke parë kërkesat e Barcelonës dhe sidomos të Bajernit të Mynihut, me gjermanët superfavoritë për kartonin e holandezit, prandaj “Zonjës së Vjetër” i duhet të nisë kërkimet për të gjetur një zëvendësues të denjë.

Dhe sipas lajmeve të djeshme nga media italiane, bardhezinjtë e kanë gjetur pasuesin e De Ligtit. Bëhet fjalë për Alesio Romanjolin, kapitenin e Milanit dhe në të njëjtën kohë një tjetër klient i Mino Raiolës.

Qendërmbrojtësi kuqezi, i cili ka hasur shumë vështirësi rinovimi me “Djallin”, nuk e ka pëlqyer ofertën me ulje që Milani i ka bërë për të rinovuar, duke zbritur në 3.5 milionë euro në vit, nga 6 milionët aktualë.

Dhe ndoshta kësaj shifre i është afruar shumë Juventusi, i cili sipas gazetarit Luka Momblano, e ka mbyllur totalisht akordin me Romanjolin.

Realisht, zbulimi i Momblanos duhet besuar, duke qenë se ai këtë konfirmim e ka marrë nga një drejtues kuqezi dhe e ka pranuar publikisht në rrjetet sociale personale. Por mbi të gjitha, kujtojmë se Luka Momblano ishte gazetari i parë në botë që konfirmoi 48 orë përpara firmën zyrtare mes Kristiano Ronaldos dhe Juventusit.

Related posts

Skuadra italiane dëgjon këtë këngë shqip para çdo ndeshje (VIDEO)

Sadik.Autor

TRANSFERIMET NË SUPERIORE/ Dinamo “mbretëresha” e merkatos, Kastrioti skuadra më pak aktive. Ja të gjitha lëvizjet…

Delo.autor

DISFATA NDAJ LAZIOS NË “SAN SIRO”/ Flet trajneri Pioli: 95 minuta pa frikë, tek “Kuqezinjtë” nuk…

Delo.autor

Leave a Comment