Futboll Sport

“BOMBË” NGA MEDIAT ANGLEZE/ Murinjo do tentojë në verë për…Ronaldon

Sipas “The Sun”, Kristiano Ronaldo do të largohet nga Mançester Junajtid në fund të këtij sezoni dhe ai që është hedhur i pari në sulm për shërbimet e 37-vjeçarit është Zhoze Murinjo.

Agjenti i sulmuesit, Horge Mendez, ka filluar menjëherë të kërkojë për një ekip të ri për golashënuesin më të mirë në historinë e futbollit. Sipas mediave italiane, do të jetë bashkëkombasi i tij, Zhoze Murinjo, që do tentojë të rikthejë dhe një herë Ronaldon në Itali.

Gjithsesi kjo marrëveshje duket e vështirë për shkak të kërkesave të larta të Ronaldos, ku njëra prej tyre është kualifikimi në Ligën e Kampionëve dhe Roma duket larg këtij objektivi këtë sezon.

Gjithashtu në garë për shërbimet e portugezit janë dhe PSG dhe Bajerni i Mynihut.

Related posts

DEL E VËRTETA/ Zbulohet letra, ja pse MILANI e shkarkoi Fasonen, nuk kishte…

Isa.Autor

ÇËSHTJA “VALBUENA”/ Rrezikon të dënohet rëndë Benzema, por një fakt mund ta shpëtojë…

Delo.autor

PSG “I LODHUR” nga Jese Rodriguez, sulmuesi drejt La Ligas

Isa.Autor

Leave a Comment