Futboll Kategoria Superiore Sport

BRISHTËSIA E “BLUVE”/ Tetë derbet që zbuluan limitet e Dinamos

Për fatin e saj të mirë apo të keq, Dinamos së rikthyer në Superiore pas shumë vitesh i takoi të luajë plot 12 ndeshje derbi në këtë sezon, 8 në kampionat dhe 4 në Kupën e Shqipërisë, me të cilën blutë “lanë duart” të enjten në mbrëmje. Ishte një eliminim që djeg, duke ditur që Europa tashmë është e paarritshme.

Nëse starti i sezonit ishte premtues, duke krijuar idenë për një skuadër kompetitive, më pas gjithçka u sfumua dhe ishin sidomos 8 derbet e luajtura deri tani që kanë zbuluar limitet e kësaj Dinamoje. Shifrat flasin qartë për një bilanc mjaft negativ: 5 humbje, 1 fitore dhe 2 barazime.

DERBET E KAMPIONATIT – Deri tani Dinamo ka luajtur 8 nga 12 derbet e kryeqytetit, 4 në kampionat dhe 4 në Kupë. Përveçse ka shfaqur nivel të dobët, të përkthyer edhe në rezultate, skuadrës blu shpesh i ka munguar edhe personaliteti për të përballuar ndeshje të tilla. Në dy derbet me Tiranën në kampionat, skuadra e drejtuar nga ish-trajneri Shkëmbi ka pësuar 2 humbje, 4-0 dhe 0-1. Ne dy derbet e kampionatit me Partizanin, sërish me Shkëmbin në stol, Dinamo ka barazuar 1-1 në “Elbasan Arena” dhe është mundur 1-0 në “Air Albania”. Vetëm 1 gol i shënuar nga Ibraimi në këto 4 ndeshje.

DERBET E KUPËS – Në Kupën e Shqipërisë ishte Xhuljano Skuka ai që rriti shpresat e Dinamos për fitimin e këtij trofeu dhe ishte po ai që i shoi ato me fanellën e Partizanit.

Sulmuesi që ishte pjesë e bluvederi në janar, ishte protagonist i fitores së vetme të bluve nëderbet e deritanishme, 2-0 ndaj Tiranës. Dibrani shënoi 1 gol dhe fitoi 1 penallti, që u kthyenë gol nga Ibraimi. Në derbin e kthimit me Tiranën në Kupë Dinamo humbi 2-0 dhe u kualifikua me penallti, falë aftësive të portierit Edvan Bakaj.

Në çerekfinale të Kupës 2 derbe të tjera, ato me Partizanin, 1-1 në ndeshjen e parë,ku sërish shënoi kapiteniIbraimi me penallti dhe trajner ishte Shkëmbi.

Dhe në fund derbi i tetë dhe i pari me Bledar Devollin trajner. Humbje 1-0 dhe eliminim nga Kupa e Shqipërisë.

SKUADËR E BRISHTË – Këto 8 derbe kanë treguar brishtësinë e Dinamos në mbrojtje dhenë sulm. Gabime individuale me kosto të lartë në prapavijë dhe shterpësi në ofensivë. Tetë ndeshje janë mjaftueshëm për të nxjerrë konkluzione dhe për të mos u justifikuar me fatin e keq. Veprimet individuale të kapitenit Ibraimi nuk mjaftojnë as për të fituar derbet dhe as për të qenë faktor i rëndësishëm në kampionat dhe Kupë.

Related posts

SHKAKTON “TËRMET” NË RJETET SOCIALE/ Ferdinand tallet keq me dënimin e Manchester City (VIDEO)

Delo.autor

BALOTELLI VAZHDON SHKËLQIMIN NË SERIE B/ “Super Mario” i jep fitoren Monzës dhe e ngjit në vendin e dytë (VIDEO)

Delo.autor

“XHELOZIA VIRTUALE NUK EKZISTON”/ Lidhja me ish-sulmuesin e Interit, vajza e Maradonës sulmohet në rrjet (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment