Futboll Sport

BROJA E BËRI “MEME”/ Ronaldo i merr Meguajër shiritin e kapitenit te Junajtid

Shiriti i kapitenit bëhet “mollë sherri” te Mançester Junajtid. Kristiano Ronaldo dhe Herri Meguajër tashmë janë përplasur hapur se kush duhet të jetë lideri i “djajve të kuq” në fushën e lojës, me Ralf Rangnik që ka ndërhyrë për të qartësuar situatën dhe për të vënë veton.

“The Mirror” ka bërë të ditur se trajneri Ralf Rangnik është i mendimit se pas paraqitjeve të fundit të Herri Meguajër, mes të cilëve edhe një turpërim që iu bë nga Armando Broja, ai duhej të dorëzonte “përkohësisht” shiritin e kapitenit te Kristiano Ronaldo. Tekniku mendon se kështu, mbrojtësi do të ketë më pak trysni dhe do të mund të tregojë sa vlen, gjë që nuk e ka bërë shumë shpesh në këtë sezon.

Por futbollisti i Anglisë i ka bërë të ditur se është kundër kësaj ideje dhe ka kërkuar që të vazhdojë të jetë ai personi që udhëheq ekipin në fushën e lojës në çdo ndeshje. Gjithsesi, në dhomat e zhveshjeve të skuadrës qarkullon ideja se Ronaldo e ka fituar këtë duel dhe se tekniku gjerman ka vendosur veton e tij, duek e bërë atë kapiten derisa Meguajër të arrijë të shfaqë përsëri paraqitje të sigurta në prapavijë.

“Në fillim Ronaldo u kërkoi lojtarëve që të mbështetnin Herrin. Por problemi është se tani trajneri është ai i cili kërkon që Ronaldo të udhëheqë këtë grup lojtarësh të rinj dhe të jetë mentori i tyre. Kjo e ka lënë Herrin jashtë loje, pasi ndonëse është kapiteni, duhet të bëjë dhe të ndjekë atë që thotë Ronaldo”, shpjegoi një burim për tabloidin britanik.

Pak ditë më parë, Markus Rashford përgënjeshtroi publikisht për krisje brenda skuadrës së Mançester Junajtid, por këto detaje të reja tregojnë se situata nuk është aspak e qetë në kampin e “djajve të kuq”.

Related posts

MIQËSORET LATINE/ Argjentina triumfon pa Messin, Icardin e Dybala. Brazili mposht SHBA

Isa.Autor

PSG AKORD ME SULMUESIN/ Argjentinasi në prag të nënshkrimit të kontratës

Isa.Autor

KTHESË E PAPRITUR/ Tare “josh” Strakoshën, palët ulen në një tavolinë. Rinovimin e tij kthehet në prioritet

Delo.autor

Leave a Comment