Futboll Kategoria Superiore Sport

DISIPLINA/ Vazhdon çeku i gjobës për Teutën dhe Partizanin, humbje në tavolinë dhe ndëshkime te moshat

Komisioni i Disiplinës vazhdon serinë e dënimeve me gjobë të skuadrave të Teutës dhe Partizanit, të cilat refuzojnë të vendosin në fanellën e tyre sponsorin e Ligës Profesioniste që nga fillimi i sezonit e kështu ka ndodhur edhe në javën e fundit.

Ndërkohë, ka pasur një sërë masash disiplinore sidomos në futbollin e moshave, ku ka pasur ndeshje që nuk janë zhvilluar apo braktisur, si dhe lojtarë të ndëshkuar për sjellje antisportive.

VENDIMET

  1. KF Teuta, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  2. FK Partizani, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  3. FK Tërbuni, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  4. Lojtari i FK Tepelena, Viktor Gjyla, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. Albanet U-17, për dështim në zhvillimin e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17 – Grupi A, kundër Basania U-17, në bazë të nenit 30.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
  6. FC Besa U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-19 – Grupi B, kundër KF Butrinti U-19, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  7. Zyrtari i KF Shkodra U-19, Rudi Piraniqi, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
  8. Lojtari i FC Internacional Tirana U-19, Khalil Taleb, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  9. Lojtari i KF Burreli U-19, Dejvit Lleshi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  10. Lojtari i Besëlidhja U-19, Andrea Marku, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  11. Lojtari i KF Naftëtari U-19, Reklist Çelaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  12. Lojtari i Labëria Fc U-19, Ali Jazaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  13. Labëria Fc U-19, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/e të KDS, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  14. Pranimin e kërkesës së lojtarit të FC Djelmnia Shkodrane2017 U-17, Ledion Vitaj, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.
  15. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Tërbuni, Albers Keko, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Dinamo nuk ndalet, arrihet marrëveshja për sulmuesin 22-vjeçar…

Delo.autor

E BUJSHME/ Luka Modric refuzon vazhdimin e kontratës me Real Madridin

Delo.autor

Dënimi i Skënderbeut merr “dhenë”, mediat e huaja “kryqëzojnë” korçarët

Sadik.Autor

Leave a Comment