Futboll Premier League Sport

DO TA KETË KUNDËRSHTAR/ Lampard mburret me Brojën: Jam unë që i dhashë debutimin

Armando Broja përballet këtë fundjavë me të kaluarën e tij, me një pjesë shumë të rëndësishme të saj. Sulmuesi i përfaqësues kuqezi luan me Sauthemptonin kundër Evertonit i cili drejtohet nga një ikonë e Çelsit, si Frenk Lampard. Ky i fundit ishte trajneri i parë i skuadrës londineze kur Broja shënoi debutimin e tij në elitën e futbollit anglez në vitin 2020 me fanellën e bluve.

Ndaj ai njeh mirë cilësitë e lojtarit, të cilin asokohe e shihte si një emër shumë premtues për të ardhmen e klubit. Bindje që  ka shprehur edhe në konferencën e sotme për shtyp para duelit.

“Jam unë ai që i dha debutimin e tij. Ai është një djalë i mbarë, një i ri shumë i talentuar. Ai është i shpejtë, i fortë, ka sy për golin. Ai është një lojtar i ri shumë i mirë, ndaj jam i ndërgjegjshëm për forcën e tij”, theksoi Lampard para mediave për sulmuesin shqiptar.

Related posts

NDESHJE E ÇMENDUR/ Supergol nga Batha, Torassa shkelmon Kukësin

F.autor

Dëmtimi në “El Clasico”, ja sa do të mungojë Ronaldo?

Sadik.Autor

“DISA LOJTARË KISHIN THËNË QË DO MERRNIM LETRAT PAS DERBIT”/ Flet Egbo: Ju tregoj 3 sekretet e titullit

Delo.autor

Leave a Comment