Futboll Kategoria Superiore Sport

DOPIETA NDAJ TIRANËS/ “Heroi” Kaina: E falenderoj stafin që më besoi, ja kujt ia dedikoj golat…

Heroi i krutanëve, Kaina Nunes, shënoi dopietë në përballjen e djeshme me Tiranën duke u dhënë tri pikë të arta krutanëve të cilët tashmë kanë lënë vendin e fundit. Braziliani, i cili erdhi në huazim nga Vllaznia te krutanët, foli për gazetën pas triumfit.

“Jam shumë i lumtur që fituam dhe sigurisht edhe për golat, të cilët ia dedikoj familjes. Shpresojmë që kjo ndeshje të na shërbejë për vazhdimësi dhe të arrijmë të marrim rezultate të mira edhe në ndeshjet e ardhshme.

Te Kastrioti erdha në janar dhe gradualisht po përshtatem, shpresoj që të bëj mirë në vazhdim. E falënderoj stafin që më ka besuar. Golat? Shpresoj që të shënoj sa më shumë, e duke shënuar ndihmoj edhe ekipin”, tha sulmuesi për “Panorama Sport”.

Related posts

VENDIM EKSTREM/ Antonio Conte i tregon derën yllit të Tottenham që në janar

Delo.autor

Agjensia e Taksave në Spanjë hedh ‘bombën’: Ronaldo meriton burgun

Q.Autor

“KA NJË PROBLEM NË GJU DHE…”/ Kapiteni i Liverpool humb sezonin, Klopp tregon nëse do të ngrejë trofeun

Delo.autor

Leave a Comment