Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA MBETET MISTER/ Probleme me kërkesat e larta, Barcelona tërhiqet nga ylli i Milanit

E ardhmja e mesfushorit të Milanit, Frank Kesi, vazhdon të mbetet në ajër. Lojtarit nga Bregu i Fildishtë i skadon kontrata në fund të sezonit dhe në garë për të janë vendosur mjaft klube, por duke parë kërkesën e tij prej 8 milionë eurosh rrogë në sezon, duket se papritur kandidatet po tërhiqen nga interesimi për të.

Dhe skuadra e parë, të paktën siç raporton katalanasja “Sport”, është Barcelona, e cila pasi kishte intensifikuar bisedimet me Kesin në orët e fundit, ka vendosur që të heqë dorë nga tratativa me afrikanin e kuqezinjve, duke parë se edhe spanjollët, ashtu si Milani, nuk kishin ndër mend që të ngjiteshin mbi 5 milionë eurot neto në vit, nga 2.2 milionët aktualë.

Për Kesin në garë kanë mbetur mjaft ekipe të tjera, si Juventusi, Interi, PSG-ja apo edhe Reali i Madridit, ndonëse për asnjë prej tyre nuk do të jetë e lehtë që të pranojë lehtësisht dëshirën financiare të Frenk Kesit.

Related posts

Jo vetëm Barcelona! Këto janë skuadrat e tjera europiane që nuk kanë pësuar humbje

Q.Autor

TË PANDARË/ MESSI dhe SUAREZ shijojnë pushimin me bashkëshortet BOMBASTIKE (FOTO)

Isa.Autor

STATISTIKAT/ Nga bidon tek Milan në protagonist në Bundesliga. Shifrat e frikshme të André Silva

Delo.autor

Leave a Comment