Futboll Sport

“FLIRTON” ME BARCELONËN/ Lideri i mesfushës së Milanit pranë largimit nga kuqezinjtë

Fronk Kesi është pranë lamtumirës me Milanin. Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, lideri i mesfushës kuqezi po “flirton” me Barcelonën për një transferim të mundshëm të tij me parametra zero teksa nuk do të rinovojë kontratën me Milanin, që i skadon në fundin e këtij sezoni.

Milani ka gati zëvendësuesin e “presidentit” ku thuhet të jetë Renato Sançezi i Lilës, duke parë se marrëdhëniet me klubin francez janë të shkëlqyera pas transferimeve të Rafael Leao dhe Majk Menjosë.

Gjatë këtij sezoni me fanellën kuqezi në Serinë A, mesfushori 25-vjeçar nga Bregu i Fildishtë është aktivizuar në total në 17 ndeshje nga ku ka realizuar dhe 5 gola.

Related posts

Lila: Pavarësisht humbjes, jemi në rrugën e mbarë. Grupi ka atmosferë mjaft të mirë

Sadik.Autor

“ÇMENDURI” NË OLIMPICO”/ Juventus mposht Romën përmbysje në frymën e fundit

Delo.autor

BOMBASTIKE/ Mbrojtësi i Milanit ka finalizuar akordin me Juventusin

Delo.autor

Leave a Comment