Futboll Ligue 1 Sport

HEROI I NANTES NË FITOREN NDAJ PSG-SË/ Lafont: Neuer? Të gjithë e dinë kush jam

Alban Lafont ka qenë më i miri në fushë në fitoren e Nantes kundër PSG-së. Të gjithë i kanë thurur lavde ish-portierit të Fiorentina-s, i cili ia ka mbyllur në fytyrë derën kampionëve të parisienëve, duke dhënë një kontribut të madh në fitoren e bujshme 3-1.

Pas ndeshjes, portieri ka deklaruar:

“Dikush ka thënë se kam qenë si Neuer kundër PSG-së? Jo, të gjithë e dinë kush jam. Kam qenë vetja ime. Jam shumë i kënaqur me paraqitjen time dhe po punoj çdo ditë për të bërë ndeshje të tilla”, ka thënë Lafont.

“Po punoj fort në stërvitje pikërisht për këtë. Asnjë eufori? Po, është fantastike, jemi të gjithë shumë të gëzuar, por duhet të jemi të përulur sepse kemi akoma edhe shumë ndeshje për të luajtur.

“Dhe ne duam të arrijmë lart në kampionat. Ndeshja me PSG-në ka mbaruar, kemi marrë tri pikët, tani duhet të shikojmë përpara”.

Related posts

POSHTËRIMI I BARCELONËS NË CHAMPIONS/ “Thumbon” Neuer: U trishtova për Ter Stegen, pësoi 8 gola…

Delo.autor

STATISTIKAT/ Teutës i dalin mirë llogaritë, ka pikë më shumë se në sezonin e titullit

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ Aguero ngjit Cityn në krye, Abraham nuk mjafton për Chelsean

Delo.autor

Leave a Comment