Futboll Premier League Sport

IU MOHUA NJË PENALLTI NË MINUTAT E FUNDIT NDAJ EVERTON/ Lampard: Edhe vajza ime 3-vjeçare e pa (VIDEO)

Mançester Siti kalon me vështirësi pengesën e fundit në kampionat, në tranfertë me Evertonin, por vëmendjen e marrin polemikat. Pas një prove të mirë të skuadrës së Frenk Lampardit, ata pësojnë gol në minutën e 82-të nga Fill Foden.

Por vendësit menduan se fituan një penallti më vonë pasi topi ra në dorën e Rodrit, që çuditërisht arbitri dhe VAR-i nuk e panë si të tillë. Nga pamjet nuk duket se ka shumë dyshime që aksioni duhej ndëshkuar, por jo për drejtuesit e ndeshjes.

“Luajtëm shumë mirë, ndërkohë që përballë kishim skuadrën më të fortë të kampionatit”, tha trajneri i “Toffees”, Frenk Lampard.

“Në pjesën e parë nuk i lejuam asgjë Sitit. Në pjesën e dytë u mbrojtëm më shumë, por të organizuar dhe më vjen keq që nuk arritëm të merrnim një rezultat. Penalltia? Ishte prekje e pastër me dorë. Qëndruan dy minuta në VAR, nuk e kuptoj se si është e mundur që të shohim diçka të tillë në profesionalizëm. Ose je i pafat, ose… Edhe vajza ime 3-vjeçare do ta kishte parë. VAR-i duhet të kishte thirrur arbitrin, por nuk e bëri. Do të presë ndjesën, por nuk na duhet. Skuadra ime meritonte pikë”, tha i zhgënjyer tekniku i Evertonit.

Related posts

E akuzoi se e kishte tradhëtuar 35 herë, futbollisti i kombëtares rikthehet me të dashurën? (FOTO)

Sadik.Autor

“AS PLESHTI AS RONALDO”/ Ja ekipi i ëndrrave të Thierry Henry me pesë yjet e futbollit

Delo.autor

Roma, Chelsea i bashkohet garës për transferimin e Emerson

Q.Autor

Leave a Comment