Futboll Premier League Sport

JETA E RE DHE E LUMTUR E ISH-LOJTARIT TË “DJALLIT TË KUQ”/ Eckersley: Luaja me CR7, sot prodhoj qumësht

Richard Eckersley ndante dhomën e zhveshjes me Cristiano Ronaldo-n dhe vishte fanellën e United. Pasi ka varur këpucët në gozhdë, është larguar nga futbolli dhe ka ndryshuar jetë. Prodhon qumësht dhe thotë se jeton më mirë se pesë herë fituesi i Tipot të Artë. Historia e ish-Djallit të Kuq është treguar nga The Athletic.

QUMËSHT – Richard ka shpjeguar si ka ndryshuar jeta e tij nga 2009-ta e deri më sot: “Kur kam mësuar se Ronaldo ishte transferuar tek United, për mua ka qenë si të kthehesha mbrapa në kohë. Herën e fundit që ishte aty, isha edhe unë. Stërvitesha me të”.

MJAFT – Eckersley ka shkuar te skuadra e parë e Manchester United në 2009-ën duke luajtur si mbrojtës i djathtë. Megjithatë, karriera e tij ka qenë pak e shkurtër. Pak sezone më vonë, në 2015-ën, ka luajtur ndeshjen e tij të fundit me Oldham Athletic kundër Doncaster Rovers.

Është dëmtuar në minutën e 71-të dhe nuk ka luajtur më. Ka thënë mjaft: “Oldham nuk kishte para dhe as ambicie. Ndërkohë unë isha martuar, kishim një fëmijë të vogël dhe i kam thënë gruas sime se doja të largohesha nga futbolli. Ka qenë një lehtësim. Kisha mjaftueshëm para për të kërkuar diçka ndryshe”.

LEHTËSIM – Largimi nga futbolli nuk ka qenë aspak i vështirë: “Kemi shtëpinë tonë, kopshtin tonë, ushqimin tonë. Në komunitetin tonë jemi rreth 40 familje, është si të jetosh në një qytet pa rrugë. Gjithçka që vjen nga toka jonë është biologjike në 100%, ne prodhojmë rreth 25 mijë litra qumësht në muaj në shishe qelqi të riciklueshme, në respekt të plotë me modelin e ekonomisë së sotme”.

Dhe funksionon shumë mirë. “Kemi 22 punonjës dhe i kemi vënë vetes një objektiv të rëndësishëm. Të jemi shpërndarësi më i madh i qumështit në Mbretërinë e Bashkuar në pesë vitet e ardhshme”.

Dhe ndoshta në shtëpinë e Ronaldo-s do të pihet qumështi i ish-shokut të tij të skuadrës.

Related posts

KUKËSI mëson kundërshtarin e ardhshëm, “derbi” shqiptar në Champions League

Isa.Autor

Real Madrid dhe Barcelona duel për talentin e Schalke 04

Sadik.Autor

PSG HUMBET SHKËLQIM/ Galtier me mesazh të qartë: Duhen përforcime

F.autor

Leave a Comment