Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Inter-Liverpool. Rezultati 0-2

Interi dhe Liverpuli luajnë sot një sfidë shumë të rëndësishme në Ligën e Kampioneve, një duel mes zikaltërve që tashmë duan të fillojnë të afirmohen edhe në Europë pas shumë vitesh mungesë në skenat më të rëndësishme, dhe të kuqve të cilët janë pretendentë për të fituar turneun.

Në formacionet zyrtare, bie në sy se Inzagi ka vendosur t’i besojë një vend në formacion Vidal, për të plotësuar mungesën e rëndësishme të Barela të pezulluar. Ndërkohë, mbetet përsëri jashtë Aleksis Sançez, ndonëse ka qenë sulmuesi më në formë i skuadrës në javët e fundit,.

Kurse Klop përgjigjet me treshen e zakonshme Zhota-Salah-Mane, duke konfirmuar se të tijtë do të bëjnë një ndeshje në sulm në këtë duel.

 

LIVE/ Inter – Liverpool 0-2

75′ Firmino, 83′ Salah

83′ Pas një goditje dënimi, topi qarkullon në zonën e Interit nga Liverpuli derisa Salah gjuan dhe gjen golin e dytë.

75′ Firmino tund rrjetën me një gjuajtje me kokë pas zhvillimit të një goditje nga këndi.

60′ Xheko shënon pas një topi nga thellësia, por më pas sinjalizohet në pozicion jashtë loje.

53′ Dumfrajs harkon për Lautaro Martinez, por argjentinasi nuk devijon para portës.

40′ Skrinjar nuk gjen katërkëndorin me gjuajtjen e tij me kokë pas një godfitje nga këndi.

15′ Çalhanollu  bën gjithçka vetë dhe gjuan drejt portës, por tentativa e tij ndalet nga traversa.

14′ Mane gjuan me kokë pas një goditje dënimi por çon topin mbi traversë.

8′ Tiago Alkanta gjuan mbi traversë.

5′ Lautaro Martinez gjuan nga jashtë zonës.

Related posts

TRIUMFOJNË NË “ANFIELD”/ Liverpool harron Cityn, kthehet te fitorja kundër Aston Villas

Delo.autor

DORTMUND-BAJERN/ Haland-Levandovski ikën, tani “Klasikja” është… Bellingam-Musiala

F.autor

FRIKË TEK BAYERN/ U mundua të ndalte Haaland, Kimmich dëmtohet rëndë dhe del i përlotur (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment