Futboll Seria A Sport

“LUFTËTAR I VETMUAR”/ Mediat italiane elozhe Manaj, Motta: Po bën mirë, na ndihmon shumë

Rey Manaj ishte nga të paktat gjëra pozitive tek Spezia, goli i tij në minutën e 11-të krijojë iluzionin se “shqiponjat” mund të dilnin me pikë nga Dall’Ara por “dopjeta” e Arnautovic i dhurojë Bologna fitoren. Manaj realizoi një gol shumë të bukur me kokë, për sulmuesin kuqezi ky ishte goli i tij i tretë në këtë rikthim në Serie A. Në përfundim të ndeshjes, ku qëndroi në fushë deri në minutën e 81-të, Manaj ishte lojtari më i vlerësuar për Spezia, nota 7:

Manaj

“Bomber i Spezia në transferta, zhbllokon ndeshjen me një gol të bukur me kokë, duke i marrë kohën mbrojtësit të Bologna. Lufton shumë, duke vendosur në fushë shpirtin e një luftëtari, në disa raste ishte më shumë se sa duhej agresiv, siç ndodhi kundër Theate, ku u ndëshkua me karton të verdhë duke humbur sfidën e radhës me Romën. Një ndeshje e madhe, bën i vetëm repartin edhe pse i rrethuar nga tre lojtarë të Bologna”, shkruajnë mediat italiane.

Më fjalë të mëdha për sulmuesin kuqezi foli dhe trajneri Motta: “Rey prej kohësh po bën mirë. E ndihmon ekipin kur duhet mbajtur topi, me lëvizjet e tij ndihmon edhe fazën mbrojtëse. Është një djalë që punon shumë gjatë javës, ka fituar besimin në vetvete, ka fituar edhe besimin e shokëve”, u shpreh Motta në konferencë për shtyp.

Related posts

ERDHI ME BUJË TEK “DJAJTË E KUQ”/ Mesfushori Van de Beek rebelohet me Manchester United, kërkon largimin në…

Delo.autor

U DËMTUA NË NDESHJEN NDAJ DORTMUND/ Pas problemit në kaviljen e majtë, ja sa do qëndrojë jashtë fushave Politano

Delo.autor

DËSHIRON TË LUASH ME MESSIN APO CR7? Vinicius bën zgjedhjen befasuese

Delo.autor

Leave a Comment