Futboll Kategoria Superiore Sport

MBLEDHJE TEK SKËNDERBEU/ Memelli: Koha të tregohemi burra dhe të luftojmë për fanellën

Skënderbeu rinis gjithçka nga e para në pritje të ndeshjes së fazës së tretë ndaj Tiranës. Korçarët pas një sërë rezultatesh jo të favorshme dhe me dy humbjet e fundit duket se kanë kërkuar rimotivimin e ekipit me qëllim që të kapin një rezultat pozitiv në ndeshjet e radhës për të mos e rrezikuar më shumë shkarjen në fundin e klasifikimit.

Nga Durrësi ku janë të grumbulluar për ndeshjen e radhës, korçarët kanë nisur gjithçka me një analizë të paraqitjeve të fundit. Analizë tek e cila ka qenë i pranishëm edhe presidenti Ardjan Takaj.

Në thelb analiza ka qenë motivuese për pjesën e dytë të kampionatit dhe dy fazat e mbetura, në kohën kur Takaj u ka kujtuar edhe një herë të tijve se janë një ekip i mbushur me cilësi dhe të tilla paraqitje nuk i bëjnë mirë as ekipit as lojtarëve në veçanti që kanë qenë të shumtë në lupën e ekipeve të tjera gjatë dy hapësirave të merkatos.

Për këtë, numri një i klubit duket se ka kërkuar më shumë përgjegjshmëri për paraqitjet në fushë për të mirën e ekipit, por edhe më shumë dashamirësi për veten.

“Nëse do të ishim një ekip pa cilësi normalisht që nuk do të ishim sot këtu. Por cilësitë nuk na mungojnë, prandaj edhe këto rezultate nuk na shkojnë përshtat dhe janë të vështira për t’u kapërdirë.

Ju e dini shumë mirë se në hapësirat e merkatos shumë prej jush kanë tërhequr vëmendjen e ekipeve të tjera. Prandaj duajeni më shumë veten dhe tregoni për veten tuaj dhe për ekipin se mundeni të jepni më shumë.

Kur e them këtë dua të kuptoj më shumë përgjegjshmëri dhe dëshirë për të fituar. Kjo është e gjitha”, mësohet t’u ketëthënë Takaj të tijve.

MEMELLI – Ndryshe nga Takaj, tonet e trajnerit nuk kanë qenë dhe aq të qeta. Numri një i pankinës ka kërkuar kryesisht nga sulmuesit finalizim dhe cinizëm, pasi sipas tij këto i kanë mohuar ekipit shumë pikë. Burimet treguan se Memelli iu drejtua lojtarëve i bindur te cilësitë e tyre prandaj shpërdorime të tilla janë të papranueshme. “Kemi shpërdoruar shumë dhe ju e dini më mirë seunë këtë gjë.

Shpërdorimet e rasteve na kanë çuar në mungesën e pikëve. Dua një ekip cinik në çdo metër të fushës. Bashkë kemi ditur të vuajmë, por kemi ditur edhe të bëjmë ndeshje të mëdha.

Është kohatë tregohemi burra dhe tëluftojmë për këtë fanellë.Askujt nuk i është falur asgjë.Të gjithë, nga i pari tek i fundit keni fituar këtë fanellë pasi te ju kemi parë vlera se mundtë ngrini lart.

Le të luftojmë të gjithë bashkë, objektivi është një dhe i vetëm. Unë besoj te ju prandaj jam këtu sot. Dua më shumë cinizëm dhe këtë e kam veçanërisht për sulmuesit”, theksoi Memelli veç të tjerash.

Më pas, ekipi zhvilloi seancën stërvitore të fokusuar gjithmonë e më shumë te finalizimi i rasteve për shënim dhe ndërtimi i aksioneve sulmuese për të rritur efikasitetin në dyfazat e lojës.

Related posts

MILAN PËRGATIT AFRIMIN E RADHËS NGA REALI/ Futbollisti jep miratimin për kalimin tek “Kuqezinjtë” në janar (EMRI)

Delo.autor

FUTBOLLISTI MALIQI PËRFUNDOI NË SPITAL ME NOFULL Të THYER/ Reagon Këlcyra: Është zhvilluar një ndeshje… (FOTO)

Delo.autor

TËRHEQ VEMENDJEN E SKUADRËS/ Thiago Silva tallet me “look”un e Neymar: Dukeni si një klloun (video)

Isa.Autor

Leave a Comment