Futboll Sport

NDESHJA BRAZIL-ARGJENTINË/ Mashtrimi me karantinën, FIFA pezullon 4 lojtarë

Katër lojtarë të kombëtares argjentinase janë pezulluar me dy ndeshje për ndërprerjen e kualifikueses së Botërorit kundër Brazilit në shtator.

Dy lojtarët e Aston Vilës, Emiliano Buendia dhe Emiliano Martinez, bashkë me ata të Totenhemit në atë kohë, Lo Selso dhe Romero, u dënuan nga Komiteti Disiplinor i FIFAs për shkeljen e protokolleve të sigurisë.

Ndeshja e 5 shtatorit u shty pasi autoritetet braziliane të shëndetësisë mësynë në fushën e Sao Paulos duke këmbëngulur se katër lojtarët argjentinas kishin shkelur protokollin e COVID-it, duke i akuzuar ata se kishin falsifikuar formularin e karantinës dhe nuk mund të ishin në fushë.

FIFA vendosi riluajtjen e ndeshjes dhe i gjobiti edhe të dyja federatat.

Related posts

“MË JEP 15 MIJË EURO DHE…”/ Mesazhi në “Instagram” ndaj futbollistit që u akuzua për përdhunim

Delo.autor

David Luiz do të qëndrojë te Chelsea, edhe nëse largohet trajneri Conte

Q.Autor

PARADOKSI/ Rezultate të shkëlqyera, por Igli Tare gjithnjë në qendër të ciklonit

Delo.autor

Leave a Comment