Futboll Seria A Sport

“OBJEKTIVI ËSHTË QË TË…”/ Allegri heq dorë nga titulli dhe paralajmëron “Zikaltrit” në prag të sfidës

Massimiliano Allegri ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së Kupës së Italisë që bardhezinjtë do të luajnë kundër Sassuolo-s nesër në orën 21.

KAMPIONATI – “Entuziazmi është një gjë e mirë. Ne duhet të punojmë: objektivi është që të arrijmë një nga katër vendet e para në kampionat, përveçse të shkojmë sa më larg në kupa. Mua nuk më pëlqen të ëndërroj: tre skuadrat që janë përpara , janë larg, duke marrë parasysh se Inter-i ka një ndeshje për të rikuperuar. Ne jemi në garë me Atalanta-n”.

FORMACIONI – “Do të luajë Bonuçi nga fillimi. Do të luajmë një çerekfinale, është një nga objektivat që kemi nga fillimi i sezonit. Do të luajmë kundër një Sassuolo të zemëruar, do të duhet të bëjmë një ndeshje serioze, do të na ndihmonte në përballjen direkte me Atalanta-n”.

Related posts

PARATICI TAKIM ME AGJENTIN RAILOLA/ Nis bisedimet për transferimin e talentit 75 milionësh…

Delo.autor

ZBULON OBJEKTIVIN E “BOMBERIT” POLAK/ Babai i Piatek: Kërkon ta kthejë Milanin në…

Delo.autor

“E DASHURA E BOSIT TË DROGËS”/ Moderatorja sportive bën “autogol” me postimin në Instagram (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment