Futboll Sport

“OFERTA PËR TY SKADON”/ Real Madrid i bën paralajmërimin e fortë Kylian Mbappe

Mbappé ka dilema, Real Madridi dëshiron siguri. Tani ose kurrë. Klubi madrilen e ka paralajmëruar yllin francez se oferta për ta veshur fanellën e bardhë ka një datë skadimi, sipas “The Sunday Times”. Gazeta britanike pohon se entiteti madrilen ia ka bërë të qartë Kylian se nuk ka kthim pas.

Nëse ndryshon mendje dhe vendos të mos nënshkruajë këtë verë, ëndrra e tij e fëmijërisë për të luajtur me Real Madridin do të marrë fund. “Los Blancos” do të shikojnë për një tjetër yll në merkaton e verës. Një ultimatum për ta larguar Mbappe nga dëgjimi i sirenave, dhe presionet (që kapërcejnë fushën e sportit), që i vijnë për të rinovuar me PSG.

Al Khelaifi po përpiqet ta bindë me një kontratë të shkurtër (2-vjeçare) dhe ofertë astronomike ekonomike (rritje page dhe bonus rinovimi prej 25 milionë euro). Mbappé nuk është vetëm një lojtar i rëndësishëm për klubin parizien. Për pronarët e klubit nga Katari bëhet fjalë për shumë më tepër: mbajtjen në portofolin e tyre të një aseti strategjik në promovimin e Kupës së Botës, që do të zhvillohet në Katar vjeshtën e ardhshme.

Real Madridi nuk dëshiron ta zgjasë një telenovelë që ka përjetuar episode të ndryshme që nga shfaqja e Mbappé me Monaco në vitin 2017. Atë verë, të bardhët ishin gati ta merrnin yllin francez, në atë kohë ende në zhvillim, por më pas Mbappe zgjodhi klubin parizien.

Related posts

PËRGATITJET PËR EUROPA LEAGUE/ Kukësi dhe Laçi zhvilluan ndeshjen miqësore, ja rezultati

Delo.autor

Islanda i përgjigjet Agueros, realizon me anë të Finnbogason (VIDEO)

Sadik.Autor

Bie Vllaznia apo Kamza? Të gjithë me sy e veshë në aksin Korçë-Tiranë

Sadik.Autor

Leave a Comment